KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: I plagosuri nga Serbia brenda Kosovës, në gjendje të rëndë
PolitikëSiguri

Osmani: I plagosuri nga Serbia brenda Kosovës, në gjendje të rëndë

Kosova News
Kosova News 11:41 -11/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka thënë se Millan Vukashinoviq që u plagosur e rrëmbye brenda territorit të Kosovës, është në gjendje të rëndë dhe spitali në Serbi nuk ka lejuar as ambasadorin e Kosovës në Beograd që ta vizitojë atë.

Shefja e shtetit këtë e ka quajtur provokim të rëndë nga ana e Serbisë.

 “Sipas të dhënave kadastrale kjo është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës. Sa i përket hetimit që po e bëjnë institucionet tona në bashkëpunim me institucionet e sigurisë së shteteve aleate, ne ende po presim konkluzionin final, megjithatë,  sa i përket informatave të deritanishme të institucioneve të sigurisë, ju e keni parë edhe deklarimin publik të Policisë së Kosovës, por edhe institucione të tjera të sigurisë e kanë të njëjtin konkluzion që ka qenë brenda territorit të Kosovës, por përtej kësaj, përtej çështjes  se ku ka ndodhur, kjo prapë se prapë është krim, është provokim i rëndë dhe është tentim vrasje e institucioneve shtetërore të Serbisë ndaj një qytetari të republikës së Kosovës. Pra kjo edhe sikur të kishte ndodhur brenda  territorit të Serbisë, gjë që nuk është e vërtetë, përsëri është provokim i rëndë në kundërshtim me synimet për paqe e stabilitet afatgjatë në rajonin tonë, gjë të cilën Serbia e rrezikon vazhdimisht”, tha Osmani.

Ka thënë se si presidente shteti, vazhdueshëm është në komunikim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, por edhe përfaqësues të tjerë lidhur me këtë që ka ndodhur, dhe me këtë shkelje të rëndë nga ana e Serbisë,

“Po ashtu përfaqësuesi ynë në Beograd, ambasadori Jashari ka tentuar disa herë ta vizitojë të plagosurin, por nuk është lejuar nga  ana e spitalit. Informatat që i kemi është që ai është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore”, deklaroi Osmani.

Ajo para gazetarëve foli zhvillimet politike e seancën për zgjedhjen e qeverisë së re, duke thënë se mandatari i dytë është ende brenda afateve kushtetuese.

“I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues dhe do të varet nga deputetët e Kuvendit dhe nga Kryesia kur do të ftohet seanca. Seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues, pra kanë mbetur edhe pak ditë, shpresoj që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance, mirëpo nuk mund ta paragjykoj”, deklaroi Osmani

Gjithashtu lexoni:

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

“Pres më shumë”, Sveçla i reagon Shqipërisë për qëndrimin ndaj Serbisë

Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona

Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë

Kosova News 11/11/2025 11/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati
11:25 -16/07/2026
Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë
11:15 -16/07/2026
“Pres më shumë”, Sveçla i reagon Shqipërisë për qëndrimin ndaj Serbisë
11:12 -16/07/2026
Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?