KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani fton liderët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve
Politikë

Osmani fton liderët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve

Kosova News
Kosova News 21:18 -26/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Presidentja u ka dërguar një letër liderëve të partive, në të cilën ka shkruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.

Këtë letër e ka publikuar “Betimi për Drejtësi”.

“Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e presidentes drejtuar partive politike.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK. Partia e Fatmir Limajt nuk kishte arritur ta kalonte pragun zgjedhor.

Vetëvendosje kishte fituar zgjedhjet në koalicion me Partinë “Guxo” e themeluar nga Vjosa Osmani, e cila tash është presidente e Republikës.

Para tre muajve, kryeministri Albin Kurti kishte ftuar partitë politike për një takim, ku ishte hapur edhe tema e zgjedhjeve. Aty kishte shkuar vetëm lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili kishte kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve gjatë muajit qershor. LDK dhe AAK nuk ishin pajtuar të shkonin në zgjedhje, duke shpërndarë Parlamentit, por kërkuan dorëheqjen e Qeverisë.

Gjithashtu lexoni:

Qelaj: Bllokada në Kuvend mund të vazhdojë edhe pas vendimit të Kushtetueses

Gazeta gjermane: Kuvendi si orë zvicerane, sa është efektive që VV të nominojë Haxhiun çdo 48 orë?

Bajrami i reagon Muratit: LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë “A po vjen me bashkëqeverisë’

“Birra, mish i bluar dhe duhan”, policia parandalon raste të reja të kontrabandës me mallra

Motoristët po dëmtojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, AMMK-ja ka një paralajmërim

Kosova News 26/07/2024 26/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Sërish tërmet në Shqipëri
14:52 -26/06/2025
Qelaj: Bllokada në Kuvend mund të vazhdojë edhe pas vendimit të Kushtetueses
14:49 -26/06/2025
Gazeta gjermane: Kuvendi si orë zvicerane, sa është efektive që VV të nominojë Haxhiun çdo 48 orë?
14:44 -26/06/2025
Vetaksident në Shupkovc, katër të lënduar
14:43 -26/06/2025
‘Baba u kthye ne shtëpi’ – Shtëpia e Bardhë ndan videon e vizitës së Trump në NATO, e cila do të shoqërohet me këngën e Usher
14:38 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?