Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar sot në Tiranë ku edhe do të zhvillohet Samiti BE-Ballkan Perëndimor.
Me këtë rast, Osmani është deklaruar e lumtur që gjendet në Tiranë.
Ajo tha se shpreson që konkluzionet dhe deklaratat do të shfaqin këtë përbashkësi të Bashkimit Evropian drejt një procesi të përshpejtuar drejt BE-së.
“Jam këtu si përfaqësuesja e vendit më pro evropian që ekziston. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovë. Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE”,tha Osmani
Ajo tutje shtoi se ky është një takim në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe nuk është vendi për dialog dhe negociata në mes Kosovës dhe Serbisë.
Duhet përkujtuar që i pranishëm në këtë Samit do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe përfaqësues të shumtë të BE-


