KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: E rrezikshme të kesh fqinj si Serbia
Politikë

Osmani: E rrezikshme të kesh fqinj si Serbia

Kosova News
Kosova News 20:44 -05/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 “Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia. NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit”. Ky është titulli i një interviste që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë për gazetën më të madhe kroate, “Veçernji List”.

“Jam shumë krenare për marrëdhëniet e mia me Kroacinë”, citohet të ketë thënë Osmani.

Si presidente, Osmani ka thënë se është aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit e të dy vendeve, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit, për të bërë gjithçka për të mirën e të dy popujve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në këtë intervistë ekskluzive për “Veçernji List”, ka folur hapur për situatën në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e Aleksandër Vuçiqit dhe përse  ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiçit”, ka theksuar presidentja Osmani.

Ajo hedh poshtë çdo opinion për ndarjen e vendit, duke theksuar se kjo do të hapte Kutinë e Pandorës, duke shtuar se së shpejti do të realizojë një vizitë zyrtare në Kroaci.

Sapo gazeta kroate “Veçernji List” publikoi një intervistë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, shumë shpejt kanë reaguar mediat serbe, të cilat deklarojnë se “Serbia po kërcënohet”.

Gjithashtu lexoni:

Lumir Abdixhiku nis takimin me presidenten Osmani për zgjidhjen e ngërçit politik

PDK-ja paralajmëron dërgimin e lëndës në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet në seancat e Kuvendit

“Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër

Kurti ishte me bashkëshorten në festën e Ambasadës Amerikane, shprehet “mirënjohës për miqësinë dhe vlerat e përbashkëta”

Deputetët kanë edhe 24 ditë për konstituimin e Kuvendit, çfarë ndodhë nëse kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese?

Kosova News 05/02/2023 05/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

Lumir Abdixhiku nis takimin me presidenten Osmani për zgjidhjen e ngërçit politik
15:26 -02/07/2025
PDK-ja paralajmëron dërgimin e lëndës në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet në seancat e Kuvendit
15:22 -02/07/2025
Podujevë, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit për pije
14:50 -02/07/2025
Ivan Rakitic i jep fund karrierës si futbollist
14:47 -02/07/2025
Harrojini veturat në Amsterdam, edhe vendasit nuk kanë ku t’i parkojnë
14:41 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?