KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani e quan “fake news” draftin gjerman: Kosovës s’i kërkohet ta shkelë Kushtetutën
Politikë

Osmani e quan “fake news” draftin gjerman: Kosovës s’i kërkohet ta shkelë Kushtetutën

Kosova News
Kosova News 14:19 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “drafti gjerman” për Asociacionin i prezantuar të enjten në mediat e Kosovës është lajm i rremë dhe se ai nuk ekziston e as nuk do të ekzistojë.

Osmani ka thënë të premten në një konferencë për media në prag të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, se Gjermania dhe aleatët e tjerë nuk do të kërkojnë nga Kosova asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e saj.

“Është ‘fake news’, nuk është e vërtet që ekziston një draft gjerman që i është dorëzuar Republikës së Kosovës e as nuk do të ketë. Ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe e përmendim se asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Sekretari amerikan Blinken rikonrimoi se nga Kosova nuk do të kërkohet asgjë që do të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka folur edhe për iniciativën franko-gjermane, e cila sipas saj, ka për qëllim intensifikimin e dialogut.

“Deri tani ajo çka mund t’ju garantoj është që qëllimi i aleatëve tanë është qelli i mirë, që ky proces të përfundojë sa më parë dhe po ashtu asnjëherë askush nga partnerët nuk ka kërkuar nga Kosova që të hiqet dorë nga njohja reciproke. Qytetarët e Kosovës të rrinë të qetë sepse në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të preket sovraniteti, integriteti territorial i vendit tonë, e aq më pak funksionaliteti i brendshëm i Kosovës. Në krye të republikës janë njerëzit që kanë parandaluar marrëveshjet e dëmshme për Kosovën jo të tjerët, kështu që rrini të qetë”, është shprehur Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një person në Gjakovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç
09:49 -05/07/2025
Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë
09:14 -05/07/2025
Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës
09:12 -05/07/2025
BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
08:39 -05/07/2025
Moti në vikend i nxehtë, temperatura deri në 37 gradë Celsius
08:34 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?