KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Duke e ditur rëndësinë e Mitrovicës,  rëndësinë e kësaj pjese për shtetin tonë, do të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur
Politikë

Osmani: Duke e ditur rëndësinë e Mitrovicës,  rëndësinë e kësaj pjese për shtetin tonë, do të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur

Kosova News
Kosova News 21:14 -15/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mitrovica dhe veriu i vendit janë pjesë e pandashme e territorit të Kosovës. Kështu tha e para e shtetit Vjosa Osmani, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial.

“Jam e bindur që edhe nga ai , duke e ditur rëndësinë e Mitrovicës,  rëndësinë e krejt kësaj pjese për shtetin tonë, do të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdojmë ta ruajmë sovranitetin e Republikës së Kosovës, ta ruajmë integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, deklaroi Osmani.

Trashëgimia kulturore dhe historike e veriut, sipas Osmanit, gjithmonë do ta kenë mbështetjen e shtetit, ndaj edhe kërkojnë bashkëpunim ndërinstitucional.

Gjatë takimit me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, u nënvizua fakti se problemet dhe sfidat do të adresohen gradualisht përmes institucioneve lokale dhe qendrore, duke pasur në fokus edhe mirëqenien e qytetarëve që jetojnë në këto anë.

“Ky qytet, qyteti ku jemi rritur, ka potencial të jashtëzakonshëm, jo vetëm për shkak të bukurive natyrore që ia ka falë zoti, por edhe për shkak të traditës që e ka, potencialit që e kanë njerëzit e Mitrovicës në çdo fushë, dhe për shkak të historisë. Tani, sidomos gjeneratat e reja presin që të ecin përpara, presin që të zhvillohen, presin që të krijohen vende të reja të punës”, deklaroi presidentja.

“Diskutuam për nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës, por njëkohësisht edhe për nevojën më të madhe të mbështetjes institucionale që i  duhet Mitrovicës, duke filluar nga Zyra e Presidentes e qeverisë,  për të cilët kohët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm”, tha Faton Peci, kryetar i Mitrovicës.

Pavarësisht progresit të deritanishëm, Peci shtoi se komuna ka ambicie më të mëdha për zhvillimin e qytetit dhe se është pozitive që Mitrovica po gëzon vëmendje më të shtuar nga institucionet qendrore.

Gjatë vizitës në Mitrovicë, presidentja takoi edhe fëmijët e çerdhes “Gëzimi ynë”.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Kosova News 15/12/2025 15/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?