KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Çdo votë tash e tutje të shërbejë si urë drejt Evropës
PolitikëRajon

Osmani: Çdo votë tash e tutje të shërbejë si urë drejt Evropës

Kosova News
Kosova News 21:45 -30/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, në një intervistë ekskluzive për RTK Prime, lidhur me zgjedhjet presidenciale në raundin e parë,por edhe për çështje të tjera.

Ai, për rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve, tha se ishte një betejë legjitime ndërmjet Frontit Evropian dhe VLEN, ku shqiptarët u përcaktuan për përfaqësimin e tyre politik.

 “Tanimë, në raundin e dytë të zgjedhjeve , ku do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare dhe tanimë nuk ka më betejë ndërmjet kampeve shqiptare, por është një nevojë e fuqizimit e tanimë fituesit të raundi të parë karshi nacionalizmit në ardhje q po paralajmëron rrezikimin e çdo të arriture viteve të fundi”, deklaroi Osmani, teksa shtoi se edhe në këto zgjedhje u pa se qytetarët ende votojnë brenda kampeve etnike, pavarësisht zotimit tonë se këto zgjedhje do të jenë të fundit të drejtpërdrejta e që mbetet një zotim që duhet realizuar në të ardhmen, që të jetë një president i zgjedhur me konsensus gna Parlamenti.

Osmani, duke qenë edhe në funksionin e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, u shpreh i kujdesshëm në deklaratat e tij, lidhur me ndasinë e votuesve shqiptarë atje, që pamundësoi shkuarjen në balotazh, siç tha ai, për të ruajtur raportet shtetërore.

Lidhur me këtë ai përmendi anëtarë  të partive politike në Kosovë që janë futur në listën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

“Skena politike këtu është e konsoliduar. Votuesi shqiptar në Maqedoni të Veriut është një ndër më të pjekur politikisht”,de laroi Osmani, duke shtuar se votuesi ka kaluar në një proces politik dhe nuk bien kollaj në ndikime të tilla, por që shtoi ai ka ndikuar në rritjen e supremacisë etnike, duke kërkuar arritjen e 61 deputetëve për t’i përjashtuar shqiptarët nga vendimmarrja.

Ai përmendi Mickoskin i cili kishte deklaruar se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të 8 majit, partia e tij ka në dispozicion shqiptarët e tij të preferuar, e që sipas tij është turpi i skenës politike shqiptare, nëse ndodh kjo.

“Arritjet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut mund të jetë libër, udhërrëfyes për çdo revolucionar në botë për të promovuar të drejtat e popujve të shtypur”, theksoi Osmani.

Duke folur për raundin e dytë të zgjedhjeve, Osmani tha se do të jetë betejë mes izolimit dhe integrimit evropian.

Ai, më tej, shtoi se çdo votë tash e tutje të shërbejë mur kundrejt nacionalizmit maqedonas dhe urë drejt Evropës, teksa vuri në dukje interesat gjeopolitike të superfuqive në botë, ndërmjet NATO-s dhe Rusisë në rajon.

Lidhur me Frontin Evropian, Osmani tha se prej tash shqiptarët, duhet të punojnë me dy duar, një për shqiptarët  e një për komunitetet joshumicë që ua besuan të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Ndërkaq lidhur me kritikat e disa zyrtarë të Qeverisë së Kosovë kundrejt tij si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut , sa ishte edhe kryesues i OSBE-së, për propozimin e tij për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, Osmani u përgjigj se nëse ka qenë ashtu, sikundër pretendojnë ata, pse nuk kanë reaguar me kohë, por nëntë muaj më vonë.

Ai tha se ndjehet rehat dhe krenar në kontributin e tij, si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, kundrejt Kosovës dhe rajonit në përgjithësi.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 30/04/2024 30/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?