KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale
Politikë

Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale

Kosova News
Kosova News 15:34 -07/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se vendosja e bllokadave nëpër pikëkalimet kufitare nga ana e Serbisë është bërë me qëllim që të krijohet tension dhe të destabilizohet paqja dhe siguria në Kosovë e rajon.

Ajo ka thënë se në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e Brukselit, Serbia po vazhdon të shfrytëzojë banda kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe lëvizjes së lirë.

Osmani u bëri thirrje aleatëve që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë siç thotë ajo, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve.

“Në kundërshtim me të gjitha marrëveshjes e Brukselit të cilat janë arritur në këto 12 vite, Serbia edhe njëherë tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, fqinjësia e mirë, përkundrazi ajo po vazhdon të shfrytëzojë banda kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj lëvizjes së lirë. Këto bllokada të cilat janë krijuar kohëve të fundit, të cilat në mënyrë të veçantë kanë për qëllim të terrorizojnë qytetarët shqiptarë donin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare kanë vetëm një qëllim, të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë. Por, në të njëjtën kohë e tregojnë lidhmërinë e drejtpërdrejt ndërmjet shtetit serb dhe bandave kriminale që i kanë organizuar këto bllokada.…I bëj thirrje aleatëve tanë që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe kanë tendencë ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin tonë”, ka thënë Osmani pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë të shtunën.

Ndër të tjera, presidentja ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që mos të lejohet krijimi i tensioneve brenda territori të Republikës së Kosovës.

“Reagimi institucional i Kosovës siç e dini veçse po ndodhë. Ka një kohë të gjatë që ne kemi mbledhur prova lidhur me këtë. Është bërë thirrje publike qe qytetaret mos të shfrytëzojnë ato pika kufitare. Janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që mos të lejohet që ky destabilizim të krijojë tensione brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët tanë”, potencoi Osmani.

Pikat kufitare në Merdar dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë e mbyllura, ndërkaq në Jarinjë ka qarkullim të lirë të veturave, sipas Policisë së Kosovës.

Pas mbylljes së pesë zyrave të strukturave paralele në veri nga Policia e Kosovës me dyshimet për falsifikim me dokumente, Këshilli për Bllokada i Serbisë paralajmëroi bllokim të pikëkalimeve kufitare. /KP

Gjithashtu lexoni:

Kurti viziton punimet në rrugën ”Hamdi Kurteshi” në Gjilan

Osmani takon ambasadorët, diskutojnë për moskonstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin bilateral

PDK-ja miraton deklaratën politike, kërkon zhbllokim institucional

VV zyrtarizon kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të dytë në Gjilan

Vetëvendosje e largon nga partia të arrestuarin e dyshuar për trafikim droge

Kosova News 07/09/2024 07/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
73%
1 km/h
Thu
31 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia mposht Gjermaninë me golin e Ronaldos dhe siguron finalen e Ligës së Kombeve
23:08 -04/06/2025
Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet
22:29 -04/06/2025
Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje
22:01 -04/06/2025
Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO
21:55 -04/06/2025
Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes
21:25 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?