KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OSBE në 25- vjetorin e ndërhyrjes: Përdorimi i forcës së NATO-s, ishte i nevojshëm dhe legjitim
PolitikëSport

OSBE në 25- vjetorin e ndërhyrjes: Përdorimi i forcës së NATO-s, ishte i nevojshëm dhe legjitim

Kosova News
Kosova News 23:28 -21/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka ndarë një dedikim në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ndaj krizës humanitare në Kosovë.

Ky mision thekson se pas shterimit të të gjitha rrugëve diplomatike për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit, veprimi ushtarak ishte opsioni i fundit.

Për më shumë ja deklarata e plotë e misionit të SHBA-së në OSBE:

”Njëzet e pesë vjet më parë, NATO filloi Operacionin Forcat Aleate për t’i dhënë fund krizës së vazhdueshme humanitare në Kosovë. Pas shterimit të të gjitha rrugëve diplomatike për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviçit, veprimi ushtarak ishte opsioni i fundit.

Përdorimi i forcës nga NATO ishte i nevojshëm dhe legjitim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësime për situatën e rëndë humanitare në Kosovë, numrin në rritje të refugjatëve dhe kërcënimin që paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Nuk do ta harrojmë kurrë atë që ndodhi një çerek shekulli më parë. Ne kujtojmë mijëra njerëz të pafajshëm që u vranë ose që mbetën të zhdukur, dhe qindra mijëra të dëbuar nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së regjimit etno-nacionalist të Millosheviçit dhe forcave të tij.

Duke e njohur këtë të kaluar të errët dhe të vendosur për të siguruar që ajo të mos përsëritet, Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian të rajonit.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve në rajon që të përqendrohen në përfundimin e detyrës për ndërtimin e një Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm, të begatë, multietnik dhe të sigurt. Shtetet e Bashkuara festojnë përparimin tuaj drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ju për të forcuar qeverisjen demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut, zbatimin e reformës zgjedhore, avancimin e lirisë së medias, përmirësimin e integrimit ekonomik dhe ruajtjen e bashkëpunimit dhe respektit multietnik.

Një e ardhme më e ndritur për Ballkanin Perëndimor kërkon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke. Ne e mbështesim plotësisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është rruga e vetme drejt së ardhmes që e meritojnë të gjithë kosovarët dhe serbët.

Si gjithmonë, falënderojmë misionet e OSBE-së në Kosovë dhe Serbi për punën e tyre aktive për të ndihmuar të dyja vendet të realizojnë synimet e tyre për integrim më të madh evropian, përfshirë anëtarësimin në BE. Ne i nxisim të gjitha palët të nderojnë kujtimin e atyre që humbën duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe të begatë në Ballkanin Perëndimor”.

Gjithashtu lexoni:

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë

Galatasaray fiton Kupën e Turqisë

Istogu e fiton finalen e parë

Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kosova News 21/03/2024 21/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?