KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OSBE-ja: Për keqardhje që Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet në veri
Politikë

OSBE-ja: Për keqardhje që Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet në veri

KosovaNewss
KosovaNewss 13:57 -29/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka thënë se është për të ardhur keq që Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës që do të mbahen më 23 prill.

“Kjo do të kufizojë opsionet e votuesve në këto zgjedhje”, thuhet në një përgjigje të OSBE-së.

OSBE-ja ka thënë se zgjedhjet më 23 prill duhet të organizohen në përputhje me procedurat dhe praktikat e deritashme.

“Është thelbësore që ato të mbahen në mënyrë paqësore e të rregullt”, thuhet nga OSBE-ja.

Ajo ka thënë se dorëheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet në veri e kanë vënë në rrëzim integrimin e institucioneve në veriun e Kosovës.

“Mbetet të shpresohet se angazhimi proaktiv politik së fundi në Dialog nga ana e Prishtinës dhe Beogradit do të sjellë përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe në të njëjtën kohë do të mbrojë atë që është arritur në vitet e fundit. Mbrojtja e të drejtave të të gjitha komuniteteve është prioritet i lartë, veçanërisht për OSBE-në, por në anën tjetër komunitetet gjithashtu kanë përgjegjësi që të angazhohen me institucionet dhe të marrin pjesë në procese demokratike. Integrimi i Policisë së Kosovës dhe gjyqësorit në veriun e Kosovës do të vazhdojë të jetë thelbësor për ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesave të komuniteteve jo-shumicë. Poashtu, pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale është thelbësore për përmirësimin e qeverisjes lokale dhe krijimin e kushteve ku të gjitha komunitetet do të mund të përparojnë”, thuhet nga OSBE-ja, për KOHËN.

Gjithashtu lexoni:

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend

Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë

Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike

KosovaNewss 29/03/2023 29/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
35°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
20%
4 km/h
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
37 °C

Lajmet e Fundit

KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht
17:25 -04/07/2025
Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës
16:53 -04/07/2025
Ngrihet aktakuzë, i mori gati 2 milionë euro për vila që s’i ndërtoi
15:41 -04/07/2025
LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend
14:59 -04/07/2025
Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit
14:30 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?