KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë përfshirjen e barazisë gjinore në buxhet
Politikë

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë përfshirjen e barazisë gjinore në buxhet

Kosova News
Kosova News 11:52 -08/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata të shoqërisë civile kanë nxjerrë rekomandime për përfshirjen e barazisë gjinore në buxhet. Rrjeti i Grave të Kosovës, bashkë me të tjerat, i kanë bërë thirrje Parlamentit të Kosovës që t’i përfshijë këto rekomandime të nxjerra nga analiza gjinore në Projektligjin për Buxhetin për vitin 2025. 

Këto rekomandime kërkojnë përmirësimin e financimit dhe implementimin efektiv të buxhetit nga perspektiva gjinore, në përputhje me obligimet ligjore të Kosovës dhe standardet ndërkombëtare, thuhet në komunikatën e RRGK-së. 

Në rekomandimin për çështjen gjinore kërkohet që institucioneve të sigurohen që çdo komunë të ketë një buxhet në paga dhe mëditje për zyrtarin për barazi gjinore në mënyrë që ky person të mund të zbatojë detyrimet e tij ligjore. 

“Institucionet të cilat ka 4 vjet që nuk kanë caktuar zyrtar për barazi gjinore ta bëjnë sa më shpejtë, ashtu siç është paraparë në Rregulloren përkatëse”, thuhet në njoftim.   

Po ashtu kërkohet adresimi i dhunës me bazë gjinore. 

“Ministria e Drejtësisë të alokojë burimet e duhura për një Qendër të Krizave të Dhunimit, të ofrojë trajtim për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe një linjë telefonike SOS në përputhje me Konventën e Stambollit; Të rritet buxheti i alokuar për QPS në kategorinë e Pagave dhe Mëditjeve për të punësuar dy punonjës social më shumë në secilën komunë, dhe katër në Prishtinë, të ngarkuar në mënyrë specifike për trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore. Kostoja shtesë është rreth 514,800€; Ministria e Punëve të Brendshme të përmirësojë mbrojtjen e të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore dhe të parandalojë përsëritjen e rasteve të dhunës me bazë gjinore duke ndarë fonde për blerjen dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike të monitorimit”, rekomandohet tutje. 

Në skemën e asistencës personale rekomandohet që të rritet linja buxhetore për financimin e Skemës së Asistencës Personale në bazën e kohës aktuale që kërkohet nga asistentët personal për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe të adresojë shkeljet e të drejtave të punës së asistentëve personal, që do të kushtonte rreth 18,5€ milionë për vitin 2025 bazuar në pagë minimale. Ndërkaq, buxhetimi i bazuar në pagën mesatare bruto do të kushtonte përafërsisht 30.4€ milionë, thuhet më tej nga Rrjeti i Grave, bashkë me organizatat tjera.  

Kërkohet që të bëhet financimi adekuat i shërbimeve të kujdesit. 

“MASHTI dhe komunat të financojnë krijimin e qendrave të kujdesit për fëmijë për rritjen e punësimit dhe arsimimit të grave, duke siguruar mbështetje buxhetore të qëndrueshme dhe të pavarur nga donacionet”. 

Organizatat kërkojnë që Qeveria të publikojë një Deklaratë Buxhetore Gjinore, duke treguar se si buxheti do të kontribuojë në avancimin e barazisë gjinore në Kosovë sipas zotimeve të Qeverisë. 

“Qeveria që të publikojë online për transparencë të gjitha anekset buxhetore gjinore të kërkuara nga qarkoret buxhetore të cilat duhet të dorëzohen nga organizatat buxhetore”. 

Gjithashtu lexoni:

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Kosova News 08/11/2024 08/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve
15:52 -15/06/2026
Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
15:22 -15/06/2026
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
15:01 -15/06/2026
Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati
14:46 -15/06/2026
Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren
14:23 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?