Organizata e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës “Severna Brigada” sërish ka kërcënuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
E lidhur me këtë ka reaguar njohësi i sigurisë, Agim Musliu.
Drejtori i institutit “Octopus” ka thënë se kërcënimet e përhapura përmes mediave sociale janë serioze.
“Kërcënimet e përhapura përmes mediave sociale janë serioze që nga Breivik! Sërish organizata terroriste e lidhur me Vuçiqin kërcënon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkruan ai.
Threats spread through social media are serious since #Breivik!
— Agim Musliu (@agim_musliu) September 8, 2023
Again, terrorist organisation linked with #Vucic, threats #Kosovo Prime Minister #Kurti. pic.twitter.com/3XZ2arsHfS


