KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ORCA dorëzoi përfundimisht ankesën në Këshillin Drejtues të UP-së për përjashtimin e Dugollit dhe Kastratit
ArsimPolitikë

ORCA dorëzoi përfundimisht ankesën në Këshillin Drejtues të UP-së për përjashtimin e Dugollit dhe Kastratit

Kosova News
Kosova News 12:46 -13/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot kur po bëhen gati dy vite nga denoncimi fillestar i plagjiaturës së profesorëve Dugolli dhe Kastrati, ORCA dorëzoi përfundimisht ankesën në instancën në Këshillin Drejtues të UP-së, që njëherit është instanca e fundit brenda universitetit për ankimim.

Në këtë ankesë ORCA listoi 5 pikat kyçe që vërtetojnë përtej çdo dyshimi se procesi i trajtimit të këtij rasti ka dështuar në të gjitha hallkat institucionale që kanë përgjegjësi trajtimin e shkeljeve etike akademike.

Këshilli i Etikës dhe Senati akademik i Universitetit të Prishtinës kanë dështuar ta respektojnë rregullativën në fuqi duke:

shqiptuar masa kundërthënëse;

shqiptuar masa të pabazuara në rregulloren përkatëse;

shkelur parimin e proporcionalitetit të masës ndëshkimore me seriozitetin e shkeljes së kryer, të përcaktuar në rregulloren përkatëse;

shkelur parimin e garancisë së mospërsëritjes;

mos evidentuar shkeljen e dokumentit më të lartë rregullues të Universitetit të Prishtinës, Statutit të tij;

ORCA konstaton se janë pjekur të gjitha kushtet ligjore dhe disiplinore që plagjiatorëve (siç i ka kategorizuar Këshilli i Etikës dhe Senati në vendimet e cekura në këtë dokument), Prof. Dr Bujar Dugolli dhe Prof. Ass. Ardian Kastrati, t’u shqiptohet masa e largimit nga Universiteti i Prishtinës.

ORCA përmes kësaj ankese kërkon nga Këshilli Drejtues i UP-së të marrë masën disiplinore sipas Nenit 8, paragrafit 1.10. të Rregullores: “ndërprerje të marrëdhënies së punës” për autorët e plagjiaturës (të përcaktuar nga Këshilli i Etikës dhe Senati i UP-së) Prof. Dr. Bujar Dugolli dhe Prof. Ass. Ardian Kastrati.

Nëse nuk ndëshkohen plagjiatorët me perjashtim edhe në instancën e fundit, atëherë përgjegjës për rehabilitimin e tyre dhe për kompromentimin e sistemit arsimor dhe integritetit akademik të universiteteve publike  janë: Rektori i Universitetit të Prishtinës Qerim Qerimi, si drejtues i Senatit Akademik, i zgjedhur nga Këshilli Drejtues; Kryetari i Këshillit Drejtues Altin Sahiti, i emëruar nga Ministrja e Arsimit Nagavci; dhe Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

Gjithashtu lexoni:

LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë

Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike

BE i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës

Osmani uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 4 Korrikun, nga populli më pro-amerikan në botë!

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Kosova News 13/02/2023 13/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Merdare
12:28 -04/07/2025
LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë
12:00 -04/07/2025
Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike
11:52 -04/07/2025
Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
11:16 -04/07/2025
Kurti uron kadetët e rinj të FSK-së: Jeni shtylla e ndërtimit profesional të ushtrisë sonë
11:06 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?