KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Orav: Kemi parë narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë në rajon
Politikë

Orav: Kemi parë narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë në rajon

Kosova News
Kosova News 11:43 -02/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në rajon ka pasur narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë, ka thënë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Ai theksoi se BE-ja është e zotuar që të ndërtojë një peizazh mediatik që është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies.

Kështu u tha në hapje të konferencës së Bashkimit Evropian e cila po mbahet në Prishtinë për edukimin mediatik “Gazetaria Konstruktive: Fuqizimi i Shoqërive të Informuara dhe Rezistente”.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav deklaroi se kjo konferencë është një dëshmi e zotimit për ballafaqimin e çështjeve më të rëndësishme për dezinfomimin.

“Kemi parë narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë dhe i japin zjarr këtyre në rajon, por edhe më larg. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian bashkë me partnerët është e zotuar që të ndërtojë një peisazh mediatik qe është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies. Në BE kemi ndërmarrë një qasje gjithëpërfshirëse për ta luftuar dezinformimin. Ne jemi syhapur ndaj fushatave të tilla të dezinformimit dhe të sigurohemi që narrativat e rreme të përballen me fakte…Mostransparenca në pronësinë e mediave, mediat online të paregjistruara ngrenë shqetësime serioze sa i përket llogaridhënies. Shumë gazetarë të cilët punojnë pa kontrata të mirëfillta që nga ana tjetër i bën ata të ndjeshëm ndaj presioneve dhe kërcënimet e pronarëve të mediave që luhat besimin e mediave”, u shpreh ai.

Ai shtoi se një studim i fundit vë në pah ndjeshmërinë ndaj dezinformatave, duke përfshirë edhe profesionistët në gazetari.

“Kjo vë nevojën për programe të edukimit medial dhe sisteme të verifikimit të fakteve. Duhet të fuqizojmë qytetarët përmes edukimit mediatik, në mënyrë qe të ndihmojmë të gjithë që të jenë informatorë të edukuar dhe informuar”, shtoi ai.

E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi se edukimi mediatik dhe lufta kundër dezinformstave është dukuri me të cilën po përballet Kosova çdo ditë.

“Edukimi medial është i integruar në kurrikulën tonë shkollore, me qëllim të orientimit të drejtë të fëmijëve dhe imunizimit të tyre ndaj manipulimeve potenciale dhe joetike. Në këtë kuadër edhe digjitalizimi është ndër mënyrat optimale për të adresuar këtë çështje. Andaj përveçse ka adresuar si strategji e arsimit, jemi në finalizim të përmirësimit të shërbimeve të cilësisë në arsim, në përputhje me trendët e arsimit digjital në tërë botën. Aktualisht jemi duke krijuar departamentin e ri për digjitalizim i cili do të punojë drejt përmbushjes së kësaj objektive, ndërkaq në kuadër të infrastrukturës fizike vazhdon shtrirja e rrjetit të shpejt në shkollat e Kosovës”, deklaroi Nagavci.

Nagavci theksoi se po punohet që edukimi mediatik të futet si lëndë në shkollat në Kosovë./KSP

Sarrazin: Shumë investitorë po shkojnë në Serbi, duam që kjo të ndryshojë, tregu rajonal mundësi për zhvillim

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore

DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës

Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare

Osmani në Osaka: Kosova, një demokraci që shikon drejt së ardhmes

Bildt për dialogun Kosovë-Serbi: Pritjet duhet të jenë të kufizuara

Kosova News 02/10/2024 02/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

EKSKLUZIVE: Në mesin e të arrestuarave në Ministrinë e Infrastrukturës është edhe nëna e reperit të njohur Ghetto Geasy
11:47 -12/06/2025
Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore
11:45 -12/06/2025
EKSKLUZIVE: Këto janë tre zyrtaret e arrestuara në Ministrinë e Infrastrukturës
11:23 -12/06/2025
Ambasada e ShBA-së për Ditën e Çlirimit: Pikë kthese që mundësoi kthimin e të zhvendosurve
11:18 -12/06/2025
Kurti bën homazhe te varri i Rugovës
11:13 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?