KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Opozita e quan të pakuptimtë që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me procesin e dialogut
Politikë

Opozita e quan të pakuptimtë që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me procesin e dialogut

Kosova News
Kosova News 10:27 -30/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e opozitës kanë thënë se është e pakuptimtë që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me procesin e dialogut me Serbinë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Blerta Deliu-Kodra në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se është e padrejtë që kosovarët të zhgënjehen në vend se të gëzojnë lëvizjen e lirë.

Deliu-Kodra shpreson që në takimin e radhës të Këshillit të ministrave më 9 dhjetor, të merret vendimi final dhe qytetarët të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Sipas saj, tashmë Kosova ka përmbushur kriteret dhe i mbetet BE-së që të konfirmojë angazhimin shumëvjeçar të institucioneve.

- Reklamë -

“Para së gjithash është e pakuptimtë që procesi i liberalizimit të vizave, që ka qenë një proces i gjatë ku Kosova ndër vite ka bërë progres, të kushtëzohet me çdo proces tjetër edhe me procesin e dialogut, për të cilin ka pasur diskutime së fundi, por edhe me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Janë procese të ndara dhe është e padrejtë që Kosova të vendoset në dilemën nëse progresi në dialog duhet të përkthehet në regjim të lirë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Ne kemi përmbushur 95 kritere të cilat kanë qenë të parashtruara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe natyrisht pritjet tona kanë qenë që konform punës disavjeçare që kanë bërë institucionet ne të kemi lajme pozitive”, tha Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha afatet.

“Dua të besoj që në muajin dhjetor kur është takimi i ardhshëm i Këshillit të ministrave me datën 9 dhjetor do ta kemi një shans të re për të konfirmuar që BE beson në vlerat e një shteti, i cili po bënë progres për t’i përmbushur këto kritere. Unë nuk mund të flas për afate. Ky kriter varet nga BE prandaj ne kemi kryer obligimet për të tjera i mbetet BE që të na konfirmojë që ky angazhim duhet të përkthehet në një vendim të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës”.

Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj tha se po i bëhet padrejtësi Kosovës në këtë proces.

Tutje, sa i përket çështjes së dialogut, Kadriaj tha se Qeveria është jotransparente dhe se kryeministri Kurti duhet të raportojë në Kuvend, raporton EO.

“Çështja e liberalizimit te vizave ka pasur kushte dhe kritere dhe dialogu janë dy çështje ndaras. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe nuk kanë të drejtë as ata me përcaktuar kushte dhe kritere shtesë sa i përket çështjes së liberalizimit. Kjo është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës ku ende po mbahen pa liberalizim të vizave. Kjo Qeveri është tepër jo transparente sa i përket procesit të dialogut. Kurti duhet te vijë të raportojë edhe në Komision edhe në kuvend sepse me iniciativë të Vetëvendosjes në Kuvend është miratuar një rezolutë e cila obligon secilën negociues që pas çdo raundi të debatit dhe diskutimit të vijë të raportojë në kuvend dhe kjo gjë nuk po ndodh. Është tërësisht proces i mbyllur dhe jo transparent”, tha Kadriaj./EO

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 30/10/2022 30/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?