Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se operacioni i kërkim–shpëtimit për gjetjen e Yll Hisenit, 18 vjeçar nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, ka përfunduar me sukses.
Ekipet e Shoqatës, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe autoritetet e tjera kompetente, kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta gjejnë personin e kërkuar pas një operacioni intensiv në terren.
Në njoftim theksohet se profesionalizmi, koordinimi dhe reagimi i shpejtë i të gjitha njësive të angazhuara kanë qenë vendimtarë për përmbylljen me sukses të këtij aksioni.
Shoqata ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin në këtë operacion shpëtimi.


