KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Operacioni antidrogë “Qielli i Thyer” – Arrestohen 22 persona, ngrihen gjysmë milioni euro e sekuestrohen 129 vetura
Siguri

Operacioni antidrogë “Qielli i Thyer” – Arrestohen 22 persona, ngrihen gjysmë milioni euro e sekuestrohen 129 vetura

Kosova News
Kosova News 16:08 -03/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për operacionin antidrogë “Qielli i thyer”, gjatë të cilit janë arrestuar 22 persona.

Personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Në komunikatë thuhet se veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

“Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit. Në aksion kanë marrë pjesë rreth 600 zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët në mënyrë të koordinuar kanë asistuar në bastisjen e 47 lokacioneve, dhe arrestimin e personave të dyshuar.”

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë: lëndë narkotike, 129 vetura, 134 e 900 mijë para të gatshme, 20 mijë e 40 franga zvicerane, 490 dollarë, 13 mijë euro para të falsifikuara, 9 orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, 1569 fishekë të ndryshëm, 1292 copë municione të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme.

Po ashtu janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 400 mijë euro, dhe janë vënë nën urdhër ndalues të gjitha paluajtshmëritë e të pandehurve në këtë rast.

“Operacioni i koduar “Qielli i Thyer”, është përkrahur nga autoritetet e Belgjikës, Holandës, Europol-it, dhe është udhëhequr nga Prokurori i PSRK-së, i cili ka qenë prezent gjatë realizimi të urdhër kontrollit. Ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë kundër grupeve të krimit të organizuar që janë marrë me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimin e parave dhe formave të tjera të krimit të organizuar. Prokurorët e Prokurorisë Speciale, në koordinim të plotë me hetuesit policorë kanë qenë të përkushtuar në vazhdimësi për shkatërrimin e këtij grupi të organizuar kriminal. PSRK, dhe Policia e Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës, se asnjë aktivitet kriminal nuk do të tolerohet në komunitetin tonë, duke theksuar angazhimin në luftimin dhe parandalimin e këtyre veprave penale, dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e shkelin ligjin.”

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj policëve dhe kontrabandë

Qeveria merr vendim, rriten shtesat për lehona

Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunim për cilësi në arsim të lartë

Sveçla: Një prokuror që ka vullnet dhe guxim, duhet ta ftojë Përparim Ramën

Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

Kosova News 03/06/2025 03/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
73%
1 km/h
Thu
31 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj policëve dhe kontrabandë
10:59 -05/06/2025
Osmani priti në takim Hargreaves, diskutuan për situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit
10:46 -05/06/2025
Qeveria merr vendim, rriten shtesat për lehona
10:36 -05/06/2025
Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunim për cilësi në arsim të lartë
10:20 -05/06/2025
Sveçla: Një prokuror që ka vullnet dhe guxim, duhet ta ftojë Përparim Ramën
09:52 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?