KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Operacion i madh kundër lojrave të fatit në Prishtinë, arrestohen 34 persona
Siguri

Operacion i madh kundër lojrave të fatit në Prishtinë, arrestohen 34 persona

Kosova News
Kosova News 14:18 -07/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit-bixhozit të jashtëligjshëm.

Operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga 25.04.2025, pas pranimit të informatave të besueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tilla të kundërligjshme në disa lokacione të rajonit të Prishtinës.

Operacioni ka rezultuar tejet i suksesshëm, me ç’ rast;

-Janë vëzhguar-verifikuar, 91 lokale të ndryshme.

– Në 60 prej tyre janë ndërmarrë kontrolle të detajuara.

– 15 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe inspektoratet komunale për mungesë të dokumentacionit përkatës ose licencave.

· Janë iniciuar 25 raste penale, janë evidentuar shënime zyrtare dhe raporte operative që lidhen me vepra penale të ndryshme, si: organizim i lojërave të fatit, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, armëmbajtje pa leje, kultivim, përpunim dhe shitje e substancave narkotike.

– Janë arrestuar 34 persona, të dyshuar për përfshirje direkte në këto aktivitete të paligjshme.

– Nga ta, 8 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48-orësh, ndërsa 26 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe:

18 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e shkurtër, pajisje te laboratorit për kultivim, përpunim te substancave narkotike, para 5544.40 euro, 3 laptop, 2 printer për shtypje te tiketave, 3 aparate skenimi te tiketave, 16 telefona mobil të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e palëkundur në angazhimin e saj për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të jashtëligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Ky operacion dëshmon edhe njëherë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe interesit të qytetarëve.

Gjithashtu lexoni:

Dy turistë helmohen pasi hëngrën bimë në malin e Korabit, dërgohen me helikopterë për në Spitalin e Tiranës

Përhapen zjarret në disa komuna, cilësohet situatë alarmante

Vdekja e dyshimtë në Lipjan, me rastin po merret edhe Prokurori i Krimeve të Rënda

Komuna e Malishevës mbledh Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Zjarreve

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, IPK thotë se po e heton rastin

Kosova News 07/07/2025 07/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Ky është punëtori që humbi jetën në vendin e punës në Pejë
17:39 -07/07/2025
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
17:30 -07/07/2025
Dy turistë helmohen pasi hëngrën bimë në malin e Korabit, dërgohen me helikopterë për në Spitalin e Tiranës
17:12 -07/07/2025
ASK: Mbi 207 mijë banesa të blera, të pabanuara në Kosovë
17:06 -07/07/2025
Përhapen zjarret në disa komuna, cilësohet situatë alarmante
16:56 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?