KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Operacion i madh i SPAK-ut në gjithë Shqipërinë, lëshohen 43 urdhërarreste në kërkim ish deputeti i PS-së
Rajon

Operacion i madh i SPAK-ut në gjithë Shqipërinë, lëshohen 43 urdhërarreste në kërkim ish deputeti i PS-së

Kosova News
Kosova News 16:52 -17/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Megaoperacion në disa qytete të vendit/ GJKKO lëshon 43 urdhër arreste, mes tyre vëllezërit Avdylaj dhe Duka! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe nipi! Arrestohet i afërmi i Pëllumb Gjokës dhe dy të tjerë 43 urdhër arreste janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa SPAK po zhvillon operacion në disa qytete të vendit.

Operacionet e drejtuara nga SPAK po zhvillohen në Tiranë, Vlorë, Lezhë, Krujë dhe Shkodër, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe në banesa.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve në aplikacioneve Sky ECC që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Në shënjestrën e SPAK janë vënë persona të njohur të krimit në vend si Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja apo dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, pjesë e bandës së Shijakut.

Kujtojmë se Fatmir Hyseni alias Docja është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.

Astrit Avdylaj, me nofkën “Niçja”, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj. Ata ranë në pranga në tetor të vitit 20218 për operacionin “Vol-Vo 4” dhe u liruan dy vite më pas.

Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, bashkë me nipin, Samuel Ndokën

Në polici janë shoqëruar Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, përkatësisht vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij.

Gjatë operacionit u vu në pranga biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli, i afërm i Pëllumb Gjokës, ndërsa u shpall në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

‘Kokat’ e krimit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nga GJKKO: Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Doçja, Albert Zaja, Valter Bami, Durim Bami, Astrit Avdylaj, Altin Avdylaj, Plaurent Dervishaj, Endrit Dokle dhe Xhevi Ndoka.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi aksionin e SPAK, ku janë aprovuar 43 masa sigurie për akuza nga më të rëndat, si vrasje, sigurim mjetesh për vrasje apo pjesë e organizatave kriminale, ndërsa aksioni i SPAK është vazhdim i dosjes “Metamorfoza”.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), më 4 maj dha detaje me anë të një njoftimi zyrtar lidhur me përfundimin e hetimeve për të pandehurit e akuzuar për dosjen “Metamorfoza”.

Hetimi për Ervis Martinajn mbi përfshirjen e tij në këtë dosje, është veçuar. I shumëkërkuari, shfaqet në bisedat me Behar Bajrin të cilit i kërkon vrasjen e Gjin Ndojit.

Në përfundim të hetimeve, SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj të pandehurve, Pëllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Behar Brajoviç për vrasjen e Gjin Ndojit, si dhe Astmer Bilalit e Ardirit Hasanbegaj për sigurimin e mjeteve për atentatin ndaj Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Ndërsa ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri akuzohet për zbulimin e të dhënave sekrete, prishjen e provave dhe korrupsionin e zyrtarëve publikë.

Prokurorit të Shkodrës Xhevair Lita që shfaqej duke komunikuar me anëtarë të grupit për zhvillimin e dosjeve hetimore , i është hequr akuza e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor. T.CH

Gjithashtu lexoni:

Kryetari Aliu paraqet  mbi 17 milionë euro investime në zonën urbane në qytetin e Shtimes

18.800 maturantë sot do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore

Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona

Ng Kryeministria shënohet Dita Memoriale të Komunitetit Egjiptian

Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Kosova News 17/05/2024 17/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet
16:51 -21/06/2025
Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro
16:45 -21/06/2025
​Prokuroria Speciale këtë vitit synon të ngrit aktakuzën për masakrën e Reçakut dhe burgut të Dubravës
16:28 -21/06/2025
Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s: Manipulim i opinionit dhe fyerje ndaj punëtorëve tanë
16:11 -21/06/2025
Kryetari Aliu paraqet  mbi 17 milionë euro investime në zonën urbane në qytetin e Shtimes
15:06 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?