Përfundoi takimi i kryeministrit në detyrë, njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, në kuadër të përpjekjeve për zhbllokimin e gjendjes drejt krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Krasniqi pas takimit tha se qëndirmi i PDK-së nuk ka ndryshuar.
“Shkova t’i them. Zotëri ndërroje kandidatin nëse do përnjëmend konstituimin e Kuvendit. Albulena Haxhiu nuk kalon”, tha Krasniqi
“Qëndrimet e mia i dini. Ato ia kam thënë edhe Kurtit. Për PDK-në është e rëndësishme të zhbllokohet Kuvendi. Një koalicion që nuk ka shumicë parlamentare po kërkon të zgjedhë kryetaren që dëshiron. Nuk mund të imponohet ashtu siç është bërë deri tash. I kam thënë që të mendohet për kandidatura të tjera. Ejani që ta votojmë një figurë që është e pranushme, janë dy emra që janë propozuar nga kolegët e opozitës. Ky ka qenë boshti i bisedës. Çështja e nënkryetarëve nuk diskutohet. Nuk ka ndryshuar si situatë. Unë nuk jap propozime, unë nuk pres ndonjë ndryshim sot. Propozimet nuk i jap. Nuk më tha që e ka ndryshuar (kandidaten për kryetare të Kuvendit)”, shtoi Krasniqi.
Kuirti deri më tani nuk u deklarua pas takimit.
Kurti dhe Krasniqi u takuan sy më sy në Kuvendin e Kosovës, pa pranin e ndonjë bashkëpunëtori partiak.
Vazhdimi i nëntë i seancës konstituive është caktuar të fillojë sot në orën 10.00.