KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Oktoberfest, një festë e egër birrash për Malajzinë
Kulturë

Oktoberfest, një festë e egër birrash për Malajzinë

Kosova News
Kosova News 19:52 -24/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Festivali më i madh i birrës në botë është rikthyer pas dy viteve ndërprerje, si pasojë e Pandemisë COVID-19.

Por si duket kjo ka ngjallur polemika, për qeverinë e shtetit të Malajzisë, të cilët janë kundër festimeve dhe duan që festivali të ndalohet, shkruan CNN, transmeton KosovaNews.

“Edhe pse besimet tjera nuk janë të ndaluar të pinë alkool, qeveria (malajziane) është e mendimit se lejimi i këtij festivali dhe hapja e tij për publikun nuk duhet të ndodhë pasi do të shkaktojë probleme sociale”, vuri në dukje ministri i Çështjeve Fetare Idris Ahmad, gjithashtu anëtar i Partisë Konservatore Islamike PAS, në një deklaratë të shkruar parlamentare.

Ministri Ahmad, sqaroi se komentet e tij ishin për myslimanët, dhe personat që nuk janë të besimit Islam janë të lirë të pinin alkool. Më tej, ai pretendoi se birra, e konsumuar tradicionalisht në sasi të mëdha në ngjarjet e Oktoberfest, do të çonte vetëm në “probleme sociale”.

“Alkooli shihet se ndikon në harmoninë, rendin dhe sigurinë e komunitetit”, shtoi ai.

“Për sa i përket Oktoberfest-it, të gjitha palët duhet të respektojnë rregullat dhe rregulloret e Malajzisë bazuar në Islamin si fe e federatës”.

Oktoberfest, origjinën e ka në Mynih, Gjermani dhe mbahet çdo vit mes muajve shtator dhe tetor. Ky festival feston dhe promovon kulturën lokale bavareze.

Festivali është përhapur në pjesë të tjera të botës, duke përfshirë vende me popullsi të madhe myslimane si Palestina dhe pjesë të Lindjes së Mesme. Në Malajzi Oktoberfest është festuar që nga viti 1970.

Organizatorët nga Shoqëria Malajziane Gjermane në Penang i thanë CNN, se festimet e tyre të Oktoberfestit do të zhvillohen këtë vit më 21 tetor.

“Nuk ka asnjë kërcënim të dukshëm për festimet e Oktoberfestit brenda komunitetit gjerman në Penang”, thanë organizatorët e shoqërisë malajziane gjermane.

“Është dëshira e komunitetit lokal gjerman që të vazhdojnë festimet e Oktoberfest. Megjithatë, vitet e fundit, disa grupe fetare duket se e kanë keqkuptuar festivalin e birrës si thjesht një festë të egër birrash dhe do të donin ta shihnin atë të ndaluar”.

“Ky festival nuk ka të bëjë vetëm me pirjen e birrës, por edhe një festë gëzimi”, shtuan ata.

Gjithashtu lexoni:

Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë

Rama: Komuna do ta mbështesë edhe sivjet Festivalin e Këngës në RTK

Promovohet libri “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”

Ekspozita “Testament” hapet në Galerinë e Arteve në Pejë: Një thirrje për barazi, përfshirje dhe reflektim shoqëror

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

Kosova News 24/09/2022 24/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë — Në Prizren u mbajt aktivitet përkujtimor nën moton “Mos e harro Srebrenicën”
16:29 -11/07/2025
Osmani: Kosova e bekuar me mbështetjen e Kongresit Amerikane
16:24 -11/07/2025
Kosova arrin fitoren e parë në FIBA U16 EuroBasket 2025
15:28 -11/07/2025
AUV me thirrje për fermerët, zbatoni masat e vendosura për parandalimin e murtajës
15:24 -11/07/2025
Bislimi takon zyrtarin e BE-së, Plecity
15:20 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?