KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës
Ekonomi

Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës

Kosova News
Kosova News 09:44 -18/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vendosjen e masave administrative që përcaktojnë marzha maksimale tregtare për produktet e naftës, duke e cilësuar këtë veprim si ndërhyrje të pajustifikuar në një treg të lirë.

Në reagimin e saj, Oda Amerikane rikujton se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë dhe se ndërhyrja e shtetit në përcaktimin e çmimeve lejohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe qartësisht të përcaktuara me ligj.

Sipas saj, çmimet e karburanteve nuk përbëjnë çmime të rregulluara nga korniza ligjore në fuqi, ndërsa përcaktimi i tyre përmes akteve administrative përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në funksionimin e tregut.
Oda vlerëson se një qasje e tillë cenon parimet themelore kushtetuese të lirive ekonomike, sigurisë juridike dhe konkurrencës së lirë, duke krijuar një precedent shqetësues për përfshirje diskrecionale të shtetit në tregje ku çmimet duhet të formohen nga oferta dhe kërkesa.

Një tjetër shqetësim i ngritur ka të bëjë me faktin se vendimi është miratuar nga një qeveri në detyrë, mandati i së cilës, sipas Odës Amerikane, është ligjërisht dhe institucionalisht i kufizuar.

Sipas reagimit, qeveritë në detyrë kanë për obligim të sigurojnë vazhdimësinë e administrimit dhe të përmbahen nga miratimi i vendimeve substanciale politike që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin ekonomik dhe në strukturën e tregut.

Në këtë kontekst, Oda Amerikane i referohet edhe një aktgjykimi të Gjykatës Supreme të Kosovës, i cili ka riafirmuar autoritetin e kufizuar të institucioneve në detyrë për të miratuar akte normative me ndikim të gjerë ekonomik, duke kërkuar veprim të përmbajtur dhe brenda kufijve të qartë ligjorë.

Sipas kësaj ode, ky aktgjykim përforcon qëndrimin se vendime të tilla janë të rezervuara për qeveri me mandat të plotë dhe legjitimitet të plotë demokratik e parlamentar.

Përtej çështjeve ligjore dhe institucionale, Oda Amerikane thekson se çmimet e karburanteve ndikohen nga faktorë të shumtë të jashtëm, përfshirë lëvizjet në tregjet ndërkombëtare të naftës, zhvillimet gjeopolitike, zinxhirët rajonalë të furnizimit, kostot e transportit dhe sigurimit, luhatjet valutore si dhe shpenzimet operative lokale.

Sipas saj, kufizimi administrativ i marzhave nuk i pasqyron këto realitete dhe mund të çojë në çrregullime të tregut, ulje të konkurrencës dhe rrezikim të sigurisë së furnizimit, veçanërisht në një ekonomi të varur nga importi si Kosova.

Në përfundim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bën thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që ta rishqyrtojë dhe ta shfuqizojë vendimin për kontrollin administrativ të çmimeve të karburanteve, duke respektuar parimet kushtetuese të ekonomisë së tregut të lirë dhe kufizimet ligjore që vlejnë për qeveritë në detyrë.

OEAK gjithashtu kërkon që shqetësimet e tregut të adresohen përmes transparencës, zbatimit efektiv të konkurrencës dhe dialogut me sektorin privat, në vend të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në çmime.

Gjithashtu lexoni:

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër

Kosova News 18/12/2025 18/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
19:19 -24/07/2026
Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione
19:14 -24/07/2026
Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në
18:32 -24/07/2026
KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar
18:29 -24/07/2026
​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës
18:10 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?