KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirus
Shëndetësi

OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirus

Kosova News
Kosova News 22:06 -06/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrjet për vaksinim të grupeve të rrezikuara nga koronavirusi, duke thënë se me uljen e shkallës së vaksinimit, është rritur numri i të infektuarve.

“Jemi dëshmitarë për një rënie alarmate të shkallës së vaksinimit”, ka thënë ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove në Gjenevë, duke iu referuar shifrave të dy viteve të fundit.

Sipas saj, rënia më e madhe është vërejtur te personat më të moshuar, dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor.

“Kjo situatë duhet të përmbyset urgjentisht”, ka thënë ajo.

Nga të gjitha testimet për koronavirus, shkalla e rezultateve pozitive është rritur që disa javë, dhe ka arritur në mbi 10 për qind, ka raportuar OBSH, bazuar në të dhënat e 84 shteteve.

Në Evropë, shkalla e infektimit është mbi 20 për qind.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka regjistruar në përditësimin e fundit të të dhënave – të periudhës 10-23 korrik – 19 persona me koronavirus, dhe asnjë viktimë.

Van Kerkhove ka thënë se beson që virusi është përhapur më shumë sesa sugjerojnë statistikat.

Ajo e ka përmendur që vetëm në Lojërat Olimpike në Paris, 40 sportistë kanë dalë pozitivë.

Ajo e ka pranuar që situata aktuale as që krahasohet me fazën e pandemisë, pasi më shumë njerëz tani janë të mbrojtur prej rundeve të vaksinimit, dhe infektimeve që kanë pasur në të kaluarën.

Megjithatë, ajo ka thënë se OBH pranon të dhëna prej shumë pak vendeve lidhur me situatën që ekziston nëpër spitalet e tyre.

Sipas saj, OBSH-ja është e “verbër” kur bëhet fjalë për të krijuar një ide të qartë për shkallën e përhapjes së virusit/ rel

Gjithashtu lexoni:

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Kosova News 06/08/2024 06/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Studentët me aftësi të kufizuara nga Kosova falënderojnë Armand Dukën dhe FSHF-në për mikpritjen gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi
12:00 -09/06/2025
Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim
11:50 -09/06/2025
Krasniqi: Ka kaluar çdo kufi i racionalitetit, kjo s’është më politikë
11:44 -09/06/2025
S’ka fund drama në Kuvend, dështon tentativa e 29-të për konstituim
11:28 -09/06/2025
Rreshteri Rashiti rrëfen se si u vra Bunjaku në Banjskë
11:17 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?