Në kuadër të Muajit të Rinisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Obiliqit do të shënojë “Javën rinore 2023”, me një numër të madh të aktiviteteve sportive, rekreative e rinore. Kjo javë nis nga 17 Shtatori dhe përfundon më 24 Shtator 2023.
Sipas një njoftimi për media, Drejtoria për Kulturë ik ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të gjitha grupmoshat.
“Aktiviteti i parë që do të shënohet do jetë ai sportiv në Streetball “3×3 Obiliq”, për të vazhduar me aktivitetet e tjera: drama për fëmijë “Rrëfime nga Xhungla”; promovimi i shëndetit përmes vrapimit; trajnimi “Aftësimi i të rinjve në shkathtësitë e buta”; Ekspozitë personale nga Betim Bregovina; Turnir në futboll me grupmoshat e reja; Shfaqja e filmit për fëmijë me titra shqip (kinema e hapur); Rekreacion në kalërim dhe hiking ne Rugovë” thuhet në njoftimin e komunës.
Të gjitha aktivitetet mbahen nën patronatin e kryetarit Xhafer Gashi dhe të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport e në bashkëpunim me OJQ-të e Komunës së Obiliqit.
