KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “O qen, na ke djegë tanë jetën”, tensione në gjykimin e vëllezërve Vllasaliu, të akuzuar për vrasjen e Bedri Rexhepit
Siguri

“O qen, na ke djegë tanë jetën”, tensione në gjykimin e vëllezërve Vllasaliu, të akuzuar për vrasjen e Bedri Rexhepit

Kosova News
Kosova News 23:53 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Seanca e gjykimit të vëllezërve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, është përshkuar me tensione.

Pas propozimit të palës së dëmtuar që të shtyhet seanca pasi që ata nuk ndiheshin mirë emocionalisht duke marrë për bazë që sot ishin bërë 23 muaj që nga zhdukja dhe vrasja e Bedri Rexhepit, dhe pas deklarimit të Nexhat Vllasaliut që ishte për vazhdimit të gjykimit, reagim kishte nga ana e palës së dëmtuar.

“Pajtohna, masi po ndërprehet, me dëshirën tem seanca u kanë me vazhdu, me u kry kjo punë se unë jam i pafajshëm”- tha Nexhat Vllasaliu.

E se kishte sharje nga pala e dëmtuar, këtë gjë e adresoi te gjyqtarja e rastit vetë i akuzuari Nexhat Vllasaliu.

“E nderuara zonja Gjyqtare, nuk ka nevojë me m’sha se s’i kam kurrgjë, kurrfarë haku nuk ua kam”- tha Vllasaliu.

E lidhur me këto deklarime të tij nga ana e palës së dëmtuar kishte reagime.

“Borxh je, shpirtin e ki, o qen… o qen, na ke djegë tanë jetën, jetën na ke djegë…”- ishin reagimet nga ana e palës së dëmtuar.

Propozim për shtyrje të seancës kishte edhe nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Besnik Berisha, i cili kërkoi nga Gjykata që të ketë në konsideratë ditën e përvjetorit të vrasjes dhe të shtyjë gjykimin për ndonjë datë tjetër.

“Edhe pse jemi të përkushtuar për një gjykim të drejtë dhe në afat sa më të arsyeshëm për secilin të përfshirë në këtë proces, për rrethanat që zonja D.Sh. ia sqaroi Gjykatës… janë rrethana që vlejnë edhe për anëtarët e tjerë të familjes dhe shqyrtimi i sotëm të ndërpritet për të vazhduar për një ditë tjetër, e cila së paku nuk përkon me përvjetorin e vrasjes se Bedriut”- tha Berisha.

Pasi aktakuza u konsiderua e lexuar në fillim të gjykimit, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu u deklaruan lidhur me fajësinë për veprat që u vihen në barrë, ani pse nga Jeton Vllasaliu Gjykata  kërkoi sqarime lidhur me deklarimin e fajësisë.

“Unë edhe herën e parë jam deklaruar. Unë aktakuzën e pranoj pjesërisht, për disa pika jam i pafajshëm… Unë edhe një herë, po them me përfundimin e dëshmitarëve atëherë flas çka më takon mua, për sot nuk e pranoj…”- tha Jeton Vllasaliu.

I pafajshëm për këtë rast u deklarua edhe Nexhat Vllasaliu

“Nuk e pranoj, se jam i pafajshëm, në asnjë pikë nuk e pranoj”- tha Nexhat Vllasaliu.

Tutje pas deklarimit të palëve për fajësinë u vazhdua me fjalët hyrëse të palëve në procedurë e pas kësaj Gjykata sot kishte paraparë që të dëgjohej në cilësinë e dëshmitarit pala e dëmtuar.

Por pas arsyeve të cekura si më lart Gjykata mori aktvendim për ta shtyrë seancën për datën 26 prill të këtij viti.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasaliu në bashkëkryerje dhe me marrëveshje kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta biznesmenin nga Prishtina, Bedri Rexhepin.

E tëra kjo, sipas Prokurorisë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Tutje sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu më 8 prill të vitit 2021, të dëmtuarin Bedri Rexhepi e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu në mënyrë tinëzare e privon nga jeta Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.

Pastaj veturën me të cilën Bedri Rexhepi kishte shkuar deri te shtëpia e të akuzuarve, Jeton Vllasaliu e kishte dërguar veturën e Bedri Rexhepit në arat e fshatit Shushicë-Janjevë, pastaj i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me veturë të tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur veturën e të ndjerit.

E me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerje e veprës penale.

E me këto veprime të njëjtit akuzohen e kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave./Kallxo

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?