Sot në Mitrovicë, në kuadër të Ditës së Tokës, janë ndërmarrë disa aktivitete vetëdijësuese mbi rëndësinë e mbrojtjes së Tokës.
Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës ka shpërndarë në shkolla të ndryshme librin “Bëhu shpëtimtar i planetit”.

Drejtori i këtij dikasteri, Egzon Sadiku, ka thënë se ky libër është një material edukues i dedikuar posaçërisht për fëmijët e moshës parashkollore dhe nxënësit e klasës së parë.
Në disa shkolla tjera janë shpërndarë edhe fidane, të cilat janë mbjellur së bashku me nxënësit.

“Një falënderim i veçantë për SHFMU ‘Shaban Idrizi’ në Zhabar, për vlerësimin dhe mirënjohjen që më është ndarë nga drejtoresha znj. Saranda Ademi, një motiv shtesë për të vazhduar rrugën drejt një të ardhmeje më të gjelbër”, ka thënë Sadiku.