Gjyqtarët kosovarë, Genc Nuza dhe Visar Kastrati, me asistentët Arbnor Bullatovci dhe Bujar Selimaj do të marrin pjesë në turne të ndryshëm kualifikues të Evropianit për grupmoshat U19.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Genc Nuza do të gjykojë në turneun i cili mbahet në Suedi. Në ndeshjet Itali – Lihteshtajn dhe Itali – Suedi do të jetë si gjyqtar kryesor, ndërsa në ndeshjen Suedi – Lihteshtajn do të jetë gjyqtar i katërt.
Ndërkaq, Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në turneun kualifikues, i cili mbahet në Irlandë të Veriut dhe do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjet Irlandë e Veriut – Hungari dhe Irlandë e Veriut – Portugali, ndërsa si gjyqtar i katërt do të jetë në ndeshjen Irlandë e Veriut – Çeki.