Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) një person që ishte aksidentuar në fshatin Zhur të Prizrenit, më 12 korrik të këtij viti.
Sipas njoftimit të policisë të hënën, i ndjeri është viktima e dytë e aksidentit.
“Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Aksidenti i rëndë pati ndodhur në aksin rrugor Zhur-Prizren më 12 korrik, dhe atë ditë një person pati humbur jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti .
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion.


