Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një rritje të papritur të tarifave doganore ndaj Kinës, duke i çuar ato në 125% me efekt të menjëhershëm. Kjo rritje u shoqërua me një vendim për të shtyrë për 90 ditë zbatimin e tarifave të reja për më shumë se 75 vende të tjera, duke ofruar një normë prej 10% për këtë periudhë, nëse këto vende nuk ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj SHBA-së.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Leavitt, deklaroi se rritja e tarifave erdhi si përgjigje ndaj veprimeve të Kinës, duke theksuar se “Presidenti Trump do të përgjigjet gjithmonë me vendosmëri.” Ndërkohë, Organizatës Botërore të Tregtisë paralajmëroi se përshkallëzimi i tensioneve tregtare mund të ndikojë ndjeshëm ekonominë globale, me një rënie të mundshme deri në 7% të PBB-së.


