KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nuk merret parasysh kërkesa e Këshillit të Prindërve dhe Qeverisë, Jasharaj nuk reflekton: Greva vazhdon, 1 shtatori i gjen fëmijët në shtëpi
Arsim

Nuk merret parasysh kërkesa e Këshillit të Prindërve dhe Qeverisë, Jasharaj nuk reflekton: Greva vazhdon, 1 shtatori i gjen fëmijët në shtëpi

Kosova News
Kosova News 10:40 -30/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Rrahman Jasharaj, deklaroi se nëse Qeveria nuk reflekton ndaj kërkesave të grevistëve, 1 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi.

Kështu nuk janë marrë parasysh kërkesa e Qeverisë së Kosovës, por sidomos ajo e Këshillit të Prindërve, të cilët ai kanë kujtuar SBASHK-ut se me ligj nuk mund të mbyllen kopshtet pasi ata kanë kontratë me komunën.

Jasharaj tha të martën në konferencë për media, se kanë zhvilluar takime nëpër komuna dhe greva po mbahet “në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Kërkesat e grevistëve janë legjitime dhe në rrugë të Zotit. Grevat do të zgjasin sa të thonë ata. Greva do të duket edhe më e fuqishme më 1 shtator, së bashku me kolegët në çerdhe, në arsim, që janë në punë, por nuk kryejnë asnjë detyrë dhe nëse vazhdohet kështu, 1 shtatori do t’i zë nxënësit në shtëpi”, deklaroi Jasharaj.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka reaguar sërish ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se grevistëve nuk do t’iu jepen paga.

“Një letër që doli në internet nga një sekretar, disi ia falëm duke menduar se e bëri me emocione dhe mos po arrin ta ketë lakminë e Qeverisë. Por kur ministri Muratin të cilin e kemi lutur për muaj të tërë për dialog tha se ai paska guxim ta ngulfat zërin sindikalist dhe t’ua mohoj të drejtën legjitime, ai si duket nga krenaria nuk e ka lexuar ligjin e grevave në Kosovë i cili mbron dhe garanton dhe askush s’ka të drejtë, jo meditje e paga, por asnjë cent t’ua ndal grevistëve”.

Çka tha dje ministri Hekuran Murati

Një pjesë e mësimdhënësve, punëtorë të administratës publike, shërbyes civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës nga 25 gushti kanë hyrë në grevë dhe po kërkojnë para shtesë deri në hyrjen në fuqi të Projektligjit për pagat.

Kërkesat e tilla janë kundërshtuar nga Qeveria, e cila thotë se tani nuk është koha për greva, pasi së fundmi është hartuar Projektligji për pagat dhe së shpejti kjo çështje do të rregullohet.

E dje në një konferencë për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka sqaruar se nuk janë kundër grevistëve, por sipas tij ata do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.

“Greva duhet të deklarohet dhe ajo është instrument për t’u mbrojtur punëtorët, sepse ata që janë në grevë nuk mund askush ti largoj nga puna. Por nëse ka punëtorë që nuk deklarojnë se janë në greve dhe nuk punojnë atëherë kjo është çështje disiplinore”, ka thënë Murati.

Ministri Hekuran Murati dje citoi ligje e konventa ndërkombëtare, sot Rrahman Jasharaj kërcënon me padi shtetin e Kosovës

Ai ka shtuar se gjatë viteve dhe për vit sindikatat marrin para nga anëtarësia dhe me ato para ata mund të bëjnë pagesat për orët e grevës, por assesi nuk mund të paguhen nga punëdhënësi, sepse kështu përcaktohet me ligje.

Kundër grevës së SBASHK-ut edhe Këshilli i Prindërve

Ditë më parë Këshilli i Prindërve ka mbajtur takim kolektiv ku është diskutuar lidhur me vendimin e SBASHK-ut me ç’rast nuk u pajtuan me ta.

Sipas tyre, sindikata me ligj nuk mundet t’i mbyllë  Kopshtet sepse prindërit kanë kontratë me Komunën dhe jo me SBASHK-un.

Ata shtojnë se në vendimin e SBASHK-ut  nuk janë të cekura  qëllimet dhe kërkesat e grevës dhe duke u bazuar në ligjin për greva, grevat duhet të kenë kohëzgjatje  1 orë apo më shumë mirëpo ashtu si është e shkruar në vendim , konsiderohet sabotim i punës e jo grevë ngase  aty shkruan që greva zgjat pa afat gjithashtu aty nuk ka pika që cekin kushtet dhe kërkesat.

Këshilli i Prindërve nuk e përkrahë grevën e SBASHK-ut: Me ligj nuk mund të mbyllen kopshtet pasi kemi kontratë me komunën

Këshilli i Prindërve ka propozuar që prindërit t’i sjellin fëmijët në kopshte në mënyrë që të bëhet presion nga prindërit që fëmijët t’i pranojnë në kopsht ( edhe përkundër vendimit të SBASHK-ut që mos të pranohet asnjë fëmijë).

Gjithashtu lexoni:

Rama në Shkup: Jemi më afër se kurrë anëtarësimit në BE

KQZ-ja pubikon listën e qendrave të votimit për zgjedhjet lokale

Kos: Ka konsensus për zgjerim, por mundësia të mos jetë e përhershme

Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes

Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

Kosova News 30/08/2022 30/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Rama në Shkup: Jemi më afër se kurrë anëtarësimit në BE
11:06 -01/07/2025
KQZ-ja pubikon listën e qendrave të votimit për zgjedhjet lokale
11:00 -01/07/2025
Kos: Ka konsensus për zgjerim, por mundësia të mos jetë e përhershme
10:44 -01/07/2025
Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes
10:43 -01/07/2025
Vdiq një taksist në Gjilan, Policia po e heton rastin
10:10 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?