Truket e pastrimit të banjës janë gjithmonë të nevojshme, dhe duket sikur gjithmonë na mungon një metodë efektive. Por a e dinit se çfarë mund të bëni me shkumë rroje?
Është shumë e thjeshtë, por jashtëzakonisht efektive.
Ky truk i pastrimit të banjës është përshkruar nga shumë nëna në të gjithë botën si një “dhuratë nga qielli”.
Mjafton të lyeni me shkumë rroje vaskën, pllakat dhe zonën përreth tualeteve, pasi ai bën një “punë të mrekullueshme” duke hequr aromat e pakëndshme të urinës dhe duke i lënë qeramikat të pastra dhe me shkëlqim.
“Kam tre djem të vegjël dhe i pastroj me shkumë rroje çdo ditë tjetër për të hequr aromat e pakëndshme,” tha një përdoruese e këtij truku, transmeton Telegrafi.
Kjo metodë u bë edhe më popullore kohët e fundit falë një postimi në Facebook, ku një nënë me emrin Kay tregoi se përdori një fshesë me shkumë fërkimi për të pastruar banjën.
Zakonisht, shkuma e rrojës aplikohet me lecka ose peceta, gjë që mund të jetë e lodhshme dhe e pakëndshme.
Megjithatë, përdorimi i fshesës me dorezë të gjatë ju lejon të fërkoni zonat e vështira duke ruajtur shpinën dhe pa u përkulur shumë.