KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nuk e siguroi dëshmitarin e radhës, Specialja paralajmëron masa kundër ZPS-së
Siguri

Nuk e siguroi dëshmitarin e radhës, Specialja paralajmëron masa kundër ZPS-së

Kosova News
Kosova News 12:03 -15/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhomat e Specializuara të Kosovës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, kanë paralajmëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar se në një moment të dytë mund sanksionohet nëse nuk sigurohet prania e dëshmitarit të radhës menjëherë pasi përfundon dëshminë një dëshmitar.

“Ky është një paralajmërim i parë i ZPS-së, një shkelje e dytë do të konsiderohet, do të shqyrtohet pastaj për marrje sanksionesh”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith.

Paraprakisht, gjatë seancës së sotme ka përfunduar dëshminë dëshmitari i nëntë (me kodin 01602) dhe gjykatësi Smith ka thënë se “nuk paskemi dëshmitar tjetër për sot, kështu që pas pak dua të flasim për këtë”.

Sipas gjykatësit Smith, urdhri për zhvillimin e procesit thotë që është përgjegjësi e palëve që të sigurojnë që në përfundim të dëshmisë së një dëshmitari, të ketë dëshmitar gati në rend për të filluar dëshminë.

Tutje, ai tha se nëse një prej dëshmitarëve të propozuar nuk është në gjendje që të dëshmojë sipas kalendarit apo nëse nuk ka kundra-pyetje për dëshmitarin apo nëse kundra-pyetjet zgjasin më pak nga që pritej, pala thirrëse duhet që të sigurojë që të ketë një dëshmitar alternativ të gatshëm për ta thirrur, në mënyrë që të mos ketë vonesë në procedurë.

Po ashtu, ai tha se vetëm dëshmitarët e njoftuar sipas procedurës përkatëse mund të thirren të jenë në gatishmëri, në përjashtim të rasteve kur është marrë miratimi i gjykatësve, duke shtuar se dihet se nuk ka një përjashtim nga ky urdhër.

“Në këtë moment të gjykimit, vetëm një organizatë është përgjegjëse për të thirrur dëshmitarët dhe për t’u kujdesur për pjesëmarrjen e tyre dhe kjo është ZPS-ja”, tha tutje Smith.

Ai tha se të gjithë këta njerëz dhe katër të akuzuarit të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, janë në pritje të dëshmitarit të radhës në mënyrë që kohën ta përdorin në mënyrë të përgjegjshme.

Më tej, ai tha se ky trup gjykues e ka marrë shumë seriozisht përgjegjësinë e vet për të mbrojtur të drejtat e të akuzuarve për një gjykim të shpejtë dhe të drejtë.

“ZPS ka bërë shkelje të drejtpërdrejtë të urdhrit të trupit gjykues sa i takon zhvillimit të procedurës”, tha gjykatësi.

Andaj, sipas tij, në një moment tjetër të një shkeljeje të tillë, do të shqyrtohet për marrje sanksionesh.

Andaj, seanca e radhës për këtë çështje gjyqësore do të vijojë më 19 qershor 2023, në ora 09:00 dhe transmetimi i saj për publikun si gjithnjë do të nis me 45 minuta vonesë./ BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 15/06/2023 15/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
16:07 -30/07/2026
Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara
15:10 -30/07/2026
Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit
14:41 -30/07/2026
Nis të hënën regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës
14:39 -30/07/2026
Stavri Bello: Prishtina 2030, shansi më i madh për sportin kosovar
14:15 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?