Nora Kursani-Demjaha është emëruar u.d. kryeinspektore e Inspektoratit Shëndetësor.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo.
Nora Kursani-Demjaha është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga detyra të Shaban Osmanajt. Ministria e Shëndetësisë ka informuar të enjten se pas rastit të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës me foshnjën, është liruar nga detyra u. d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.
MSH-ja ka potencuar se në rastin në fjalë ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit.
Gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse, e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor.