Reperi nga Shqipëri, Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, është dorëzuar të martën në stacionin policor në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se ai është dorëzuar disa muaj pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare.
Sipas tij, Rajku është intervistuar dhe iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Rigels Rajku dhe Bahjtar Bajraktati po dyshohen se kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Ata thuhet se janë përfshirë në rrahje në një diskotë në Pejë.
Autoritetet policore të Shqipërisë e kishin arrestuar Noizyn në gusht të këtij viti, me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, por ishte liruar nga Gjykata e Durrësit pasi ofroi garanci pasurore.
Ditë më parë është dorëzuar edhe reperi Arkimed Lushaj (Stresi), por ai u lirua pasi pagoi 20.000 euro dorëzani.


