KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njohësit e zhvillimeve politike: Marrëdhëniet me ShBA-në nuk janë lëkundur
Politikë

Njohësit e zhvillimeve politike: Marrëdhëniet me ShBA-në nuk janë lëkundur

Kosova News
Kosova News 22:26 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deklaratat e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien dhe ambasadorit Jeffrey Hovenier për lëkundje të raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së kanë qenë temë debati në “RTK Prime”.

Elmi Berisha, kryetar i shoqatës “Vatra” që vepron në SHBA, ka thënë se përveç deklaratave të fundit, marrëdhëniet me Amerikën nuk kanë qenë kurrë më të mira në aspektin mbarëshqiptar, teksa sipas tij në aspektet tjera teknike, sikur ai rreth dinarit serb, mbetet që në të ardhmen e afërt do të ketë një mirëkuptim.

 “Kosovë dhe Amerikë jemi një, në kuptimin vëllazëror dhe të bashkëpunimit si dy shtete. Mund të ketë hatër mbetje dhe keqkuptime gjatë vazhdimësisë së raporteve, por ne duhet ta respektojmë dhe të kemi konsideratë për ambasadorin amerikan Hovenier. Duhet t’i japim kohë dhe të mos e dramatizojmë më shumë se sa që është këtë situatë. Duhet kohë për një mirëkuptim. Besoj se kryeministri dhe qeveria e Kosovës do të mirëkuptohen me SHBA-të”, ka theksuar Berisha.

Ndërkaq, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se acarimet me administratën amerikane Kosova i ka pasur edhe më herët, por kjo është një shpërfaqje publike që sipas tij, vjen me gjuhë të jashtëzakonshme.

“Kjo është një politikë e kryeministrit Kurti, që në esencë e ka përpjekjen e tij për të mos implementuar çështjen e Asociacionit. Të gjitha këto sekuenca në të cilat ka konflikte janë të lidhura me atë proces, të cilat në vetvete duken të drejta dhe të vështira për t’u luftuar si targat, zgjedhjet në veri, por që asnjëra s’është bërë në dobi të Kosovës. Janë bërë për të krijuar tensionim të situatës, në mënyrë që të shtyhet çështja e implementimit të Asociacionit”, ka deklaruar Murati.

Në anën tjetër, profesori Flamur Hyseni deklaratën e Ambasadorit Hovenier e ka  konsideruar si shumë serioze dhe të pazakontë në kuptimin diplomatik.

Ai ka thënë se nga vet deklarata vërehet se çështja është mjaft serioze. Hyseni ka theksuar se ndryshe nga herë të tjera, kritikat i referohen direkt kryeministrit dhe jo Qeverisë.

“Këtu si duket është një mosmarrëveshje ndërpërsonale, mes komunikimit të ambasadorit dhe kryeministrit. Nuk po flet për qeverinë, nuk po flet me terma shtëtëror, por kësaj here kemi një dallim që vërtetë duhet parë shumë seriozisht” ka deklaruar ai.

Sipas Flamur Hysenit, Qeveria e Kosovës duhet të ketë shumë kujdes që çështjet e brendshme të mos bëhën çështje ndërkombëtare, dhe të jetë shumë e qartë në komunikim me SHBA-të. Megjithatë ai ka theksuar se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të nuk mund të lëkunden.

“Ne nuk duhet ti ngatërrojmë marrëdhëniet mbi njëshekullore me SHBA-të, dhe asnjëherë një kryeminsitër apo kushdo të jetë në krye të shtetit nuk mund t’i rrezikojë marrëdhëniet me shtetin amerikan sepse SHBA-të janë edukatori më I mirë i jetës demokratike në botë”, ka deklaruar profesori Flamur Hyseni.

Gjithashtu lexoni:

Britania e Madhe dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme

Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!

Anulohet raundi i ri i negociatave bërthamore SHBA-Iran në Oman

Përderisa Kosova thellon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Çitaku thotë se “Kurti ka djegur të gjitha urat”

Zyra e BE-së në Prishtinë qorton KPK-në: Dorëheqjet e parakohshme të bashkërenduara e vonojnë reformën, zhvillimet janë për keqardhje

Kosova News 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Britania e Madhe dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme
19:33 -14/06/2025
Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!
19:04 -14/06/2025
Anulohet raundi i ri i negociatave bërthamore SHBA-Iran në Oman
18:38 -14/06/2025
Përderisa Kosova thellon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Çitaku thotë se “Kurti ka djegur të gjitha urat”
18:06 -14/06/2025
Eksluzive: Policia e Kosovës ndalon 3 policë të Serbisë në pikat kufitare me Serbinë
17:51 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?