Ura historike e Gurit “Xhejhan” që ka një të kaluar 500-vjeçare, e vendosur në kilometrin e 11-të të autostradës Kahramanmarash-Kayseri, mbijetoi me dëmtime të vogla, duke iu rezistuar tërmeteve të fundit që e goditën shtetin turk javë më parë, transmeton KosovaNews.

Lidhur me këtë Mehmet Akçiftçioglu tha se kjo urë i ka mbijetuar tërmeteve të vogla që kishin ndodhur në të kaluarën ndërkaq tërmetet e fuqishme të fundit i ka përballuar me dëmtime të vogla.
“Për shkak të tërmeteve në të kaluarën nuk ka pasur dëme.Por, duke qenë se ky tërmet ishte mjaft efektiv, ka dëme shumë të vogla. Ura jonë është ende në këmbë, falë Zotit”, tha ai.

Sipas burimeve, kjo urë e cila mendohet se i përket shekullit të 16-të, përbëhet nga gjashtë harqe me gjatësi 158.00 metra në drejtimin lindje-perëndim dhe emrin e saj “Xhejhan” e merr nga lumi “Xhejhan”, mbi të cilën ndodhet.

Me harkun e saj monumental prej 24.60 metrash, ura cilësohet si një mrekulli teknologjike sipas periudhës kur është ndërtuar./KosovaNews/



