Flamuri i Republikës së Kosovës që qëndronte në katin e parë të objektit të komunës së Zubin Potokut është zhvendosur një kat më lartë nga forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga Policia e Mitrovicës, i cili tha se flamuri është vendosur një kat më lartë në mënyrë që i njëjti të mos dëmtohet.
Ndërkohë qindra persona të grumbulluar po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të komunës, ndërsa Njësitë e Policisë së Kosovës në kordon po qëndron para hyrjes në objekt të komunës.
Pamje se ku është vendosur tash flamuri:
f



