KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njeriu mund të mos jetë krijesa më inteligjente e planetit – thonë observuesit (FOTO)
Tjera

Njeriu mund të mos jetë krijesa më inteligjente e planetit – thonë observuesit (FOTO)

Kosova News
Kosova News 17:59 -12/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Për disa ky nocion mund të duket qesharak — ndërsa për të tjerë është i vërtetë përtej çdo dyshimi.

Një prej atyre të kategorisë së dytë është Paul Watson i anijes Sea Shepherd i cili thotë: “Cetologët (studiuesit e kafshëve cetaceane, gjitarëve të mëdhenj detarë) kanë observuar e dokumentuar prova të një inteligjence të thellë në oqeane, një inteligjencë që daton përpara evolucionit tonë apo të primatëve inteligjentë, ndoshta miliona vjet me pare”.

Disa vjet më parë një artikull online fliste për inteligjencën e oktapodëve, i cili ka bërë shumë studiues të ndryshojnë mendim për botën e oqeaneve. Në të thuhej se oktapodët kanë një diversitet të rrallë inteligjence pasi secila tentakulë ka një “tru” të vetin që kontrollon lëvizjet, ngjyrimin dhe reagimet ndaj mjedisit që e rrethon.

Kapiteni Paul Watson, i shoqërisë ambjentaliste detare Sea Shepherd, ka studiuar prej vitesh sjelljen dhe inteligjencën e banorëve të detit dhe thotë se është i mrekulluar nga thellësia e gjerësia e mendimit të tyre.

- Reklamë -

Në një artikull të publikuar në faqen e ti në Facebook ai flet për perceptimin e gabuar të njeriut se është zotërues i intelektit superior në planet.

Për këtë Paul studion mënyrën njerëzore të të menduarit dhe të kërkimit të ndryshimit.

“Ne vijojmë të qëndrojmë brenda kornizës së mendimit se krijesat e tjera janë inferiore ndaj nesh, dhe me këtë besim ne kryejmë akte të pamoralshme, që ndoshta nuk do të kishim dashur kurrë të kryenim”, thotë ai mes të tjerash.

“Mendësia e imponuar antropo-centrike (e mendjes superiore njerezore) e njeriut refuzon idenë se një delfin apo një balenë mund të jetë po aq inteligjent se një qenie njerëzore, apo dhe më shumë.”

“Por është një fakt i observueshëm se delfinët e balenat kanë një vend të veçantë në zemrën e njeriut. Ajo që ne dimë për ta është se janë ndryshe nga kafshët e tjera, në një mënyrë që sugjeron cilësi unike që ne i njohim me intuitë. Kjo cilësi është inteligjenca”.

“Njohja e kësaj cilësie ka përgjegjësi të thella morale, pra njerëzit nuk mund të therrin krijesa që kanë inteligjencë të njëjtë ose superiore ndaj tyre. Rruga drejt njohjes së realitetit të komunikimit mes specieve si cetaceanët dhe njeriut, do të na cojë në pranimin se kemi qenë duke kryer vrasje”, thuhet mes të tjerash në artikull.

Idetë duket se përshtaten me përshkrime të shkrimtarit klasik britanik D.H. Lawrence, i cili shkruan në librin “Balena mos qani”: “Thonë se deti është i ftohtë, por deti përmban gjakun më të nxehtë nga të gjithë, atë më të egrin dhe më të alarmuarin”.

Gjithashtu lexoni:

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Modeli i parë BMW Alpina në epokën e re do të jetë një limuzinë e madhe V8

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Kosova News 12/11/2022 12/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?