Ka përfunduar votimi për udhëheqjen e re në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Agron Qalaj, ka konfirmuar se Arian Gashi ka marrë 4 vota, ndërsa Milot Krasniqi 2 vota.
Me këtë rezultat, Arian Gashi është votuar për kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe do të udhëheqë këtë institucion në periudhën e ardhshme.
Ndërkohë Dardan Vuniqi është zgjedhur zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial.
Sipas burimeve të KosovaNews brenda KPK-së, kundërkandidati i Arian Gashit , Milot Krasniqi kishte mbështetje të fuqishme nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj dhe eksponent të gardës së vjetër në KPK , por me gjithë lobimim për të Krasniqi e humbi bindshëm këtë garë duke marr vetëm dy vota.


