KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njëri nga të lënduarit në Skenderaj në gjendje të rëndë, dy të tjerë jashtë rrezikut për jetë
Siguri

Njëri nga të lënduarit në Skenderaj në gjendje të rëndë, dy të tjerë jashtë rrezikut për jetë

KosovaNewss
KosovaNewss 10:26 -10/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Tre personat e lënduar me armë zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Runik të Skenderajt aktualisht janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlindja Qyqalla tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë ndërsa dy tjerët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Nga Qendra Emergjente e QKUK-së jemi njoftuar që tre presona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të lënduar me armë zjarri. Sipas ekipit mjekësor, aktualisht, njëri nga të lënduarit është në gjendje pak më të rënduar, ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Qyqalla për Telegrafin.

Ndryshe, njëri nga të plagosurit 32 vjeçar (1991) pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, ku pas lëndimeve të rënda i është amputuar një pjesë e këmbës.

Lajmin e bëri të ditur shefi i Intensives, Shaqir Uka i cili tha se pacienti kishte lëndime të rënda në këmbën e tij të djathtë.

Uka po ashtu tha se pas intervenimit kirurgjik pacienti është sjellë në Mjekimin Intensiv për të marr tretman mjekësor.

“Një i lënduar nga arma e zjarrit është sjellë nga Spitali i Mitrovicës në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Pas ekzaminimeve është vërejt që ka indikacion për intervenim kirurgjik. Lëndimi ka qenë në anën e djathtë, një lëndim në regjionin e nën-gjurit. Lëndim shumë i madh i kockave, i muskujve dhe fatkeqësisht e ka humbur atë pjesë të këmbës. Është amputuar. Pas intervenimit kirurgjik pacienti është sjellë në mjekimin intensiv ku vazhdon që të marr tretman mjekësorë.

Ndërkaq, i lënduari tjetër është dërguar në Klinikën e Ortopedisë ku ka marrë lëndime në thembër.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, i cili tha se pacienti është në gjendje stabile dhe duke marrë trajtim mjekësorë.

“Pacienti ka lëndime në thembër, dhe është në gjendje stabile”, ka thënë Jashanica. 

LAJMI I FUNDIT: Vrasje e plagosje në Skenderaj
Vrasja e plagosja në Runikë të Skenderajt – Hetimet e para: Dyshohet se dy persona të maskuar hynë në kafiteri, gjuajtën me armë dhe ikën
Njërit nga të plagosurit në gjendje të rëndë, i amputohet këmba në QKUK

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

KosovaNewss 10/08/2023 10/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?