KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njerëzit po bëhen ‘gjithnjë e më budallenj’ dhe shkencëtarët nuk e dinë përse
Tjera

Njerëzit po bëhen ‘gjithnjë e më budallenj’ dhe shkencëtarët nuk e dinë përse

Kosova News
Kosova News 17:17 -26/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Supozohet se jetojmë në një epokë kur faktet dhe informacione janë “në majë të gishtave tona”, kur përdorim celularët dhe kompjuterët për t’u arsimuar, por përsëri ka diçka serioze që nuk shkon.

Dhe, në fakt, në vend që të bëhemi më inteligjentë indeksi i inteligjencës IQ është në rënie në të gjithë botën.

Shkenca thotë se prej nisjes së shekullit të 20-të inteligjenca e njerëzve po rritej, në një fenomen të njohur asokohe si Efekti Flynn.

Rrjeti ‘Techs Times’ shkruan se kjo rritje impresive asokohe vinte nga përmirësimi i arsimit, ushqimit dhe kujdesit shëndetësor.

Por një studim i ri nga Norvegjia thotë se ‘Efekti Flynn’ tashmë ka marrë fund, pasi prej viteve 1970 deri në 2009, në rreth 230,000 individë të analizuar shihej një rënie mesatare prej shtatë pikë në indeksin e inteligjencës.

Për disa ekspertë zbulimet ishin shumë shqetësuese ndërsa të tjerë thoshin se shifrat mund të jenë pasojë e faktorëve të pallogaritur.

Stuart Ritchie, i Universitetit skocez të Edinburgh, i papërfshirë në studim, tha për Tech Times: “Kjo është provë konkrete për sprapsje të efektit Flynn. Modeli duket se është korrekt pasi dhe studiuesi Edward Dutton në Londër ka zbuluar efekte të ngjashme në dekadën e fundit.”

Ai zbuloi se në vendet perëndimore si Gjermania e Franca, niveli i përgjithshëm i inteligjencës ka rënie.

Mes të tjerash, në dokumentarin e tij “Nesër, të gjithë do të jenë idiotë?” ai mes te tjerash thotë: “Jemi duke u bërë më budallenj. Kjo nuk do të kalojë vetë prandaj duhet menduar çfarë duhet bërë”.

Ekspertët në studim shpjegojnë, “Tendencat nuk vijnë si pasojë e ndryshimit të përbërjes së familjeve apo geneve (për shembull emigracioni, dëmtimi i fertilitetit) por ka të bëjë me faktorë të jashtëm”.

Ekonomisti Tyler Cowen tha: “Kemi nisur të ndërtojmë një mjedis shoqëror që të nxit drejt paditurisë, por shkencëtarët duket se dinë ose nuk thonë shkakun e kësaj”.

Disa njerëz fajësojnë për këtë teknologjinë dhe varësinë prej saj, reduktimin e orëve të leximit, shtimin e orëve të absorbimit të “mediave mbeturina” dhe degradimin e sistemit të arsimit.

Të tjerë thonë se mënyra e llogaritjes së inteligjencës mund të jetë e vjetruar, por shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje të saktë. Top Channel

Gjithashtu lexoni:

Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh

A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

Fillojnë punimet për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës fikse me fibra optikë në rrjetin e Telekomit të Kosovës

Skype mbyllet sot – ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat e tua

Kosova News 26/07/2022 26/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?