KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Njerëzit në Gaza po vrasin njëri-tjetrin për ujë”, alarmon OKB
Botë

“Njerëzit në Gaza po vrasin njëri-tjetrin për ujë”, alarmon OKB

Kosova News
Kosova News 16:09 -02/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Luftimet po shpërthejnë në Gaza pasi furnizimet me ushqime po mbarojnë, ka njoftuar një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, ndërsa bllokada totale e linjave të furnizimit të Gazës nga Izraeli hyn në ditën e saj të 60-të.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka ndërprerë plotësisht furnizimet për 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës dhe rezervat ushqimore të grumbulluara gjatë një armëpushimi në fillim të këtij viti janë zhdukur.

Bëhet e ditur se kjo është bllokada më e gjatë me të cilën është përballur ndonjëherë Rripi i Gazës.

Palestinezët dhe zyrtarët e ndihmës thanë se të paktën pesë grabitje kishin ndodhur në të gjithë enklavën ditën e kaluar.

Olga Cherevko, një punonjëse me zyrën humanitare të OKB-së (OCHA) në qytetin e Gazës, tha se dhuna në komunitet mbi furnizimet ishte rritur.

Ajo u tha gazetarëve se ishte dëshmitare e një përleshjeje të tillë.

“Furnizimet janë duke u pakësuar ndërsa lufta është ndezur, furnizimet ushqimore tani kryesisht janë zhdukur”, tha ajo në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Qasja në ujë është bërë e pamundur. Në fakt, ndërsa po flas, këtu poshtë, përballë këtij pallati, njerëzit po luftojnë për ujë. Sapo ka ardhur një kamion uji dhe njerëzit po vrasin njëri-tjetrin për ujë”, shtoi Cherevko.

Ndryshe, disa grupe ndihmash thonë se u kanë mbaruar furnizimet ushqimore gjatë javës së kaluar dhe se kuzhinat janë në rrezik të mbylljes.

Edhe Kryqi i Kuq ka deklaruar se përgjigja humanitare në Gaza është në prag të kolapsit të plotë.

Gjithashtu lexoni:

Irani sulmon Izraelin jugor, Tel Avivi hakmerret

CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe

Putin thotë se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nshtarake nga Rusia

WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit

Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane

Kosova News 02/05/2025 02/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për Gjilanin
09:22 -19/06/2025
Irani sulmon Izraelin jugor, Tel Avivi hakmerret
09:03 -19/06/2025
Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
08:25 -19/06/2025
Sot përpjekja e 34-të për konstituimin e Kuvendit
08:23 -19/06/2025
CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe
02:02 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?