KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një vit nga tragjedia në Deçan, prokuroria thotë se është në fazë të hetimeve “intensive”
Siguri

Një vit nga tragjedia në Deçan, prokuroria thotë se është në fazë të hetimeve “intensive”

Kosova News
Kosova News 09:39 -26/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria ende është në fazën e hetimeve edhe një vit pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit. Dy javë pas rastit ishin arrestuar fillimisht tre të dyshuar për vrasjen e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Më 5 shkurt të këtij viti ishte prangosur edhe i dyshuari i katërt.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se nuk mund të japin shumë informata për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 26 nëntorit 2021.

 “Lidhur me çështjen penale për të cilën keni parashtruar pyetje, ju njoftojmë se jemi në fazën intensive të veprimeve hetimore. Andaj duke mos  e cenuar procesin hetimor, nuk mund të japim me shumë informata”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për “Betimi për Drejtësi”.

Nikçi ka thënë se pas përfundimit të hetimeve do të njoftojnë publikun në lidhje me rezultatet e hetimeve.

Ndërkohë, tre të dyshuarit vazhdojnë të mbesin në paraburgim ndërsa i dyshuari i katërt e ka masën e kufizimit..

“Tre (3) të pandehur gjenden nën masën e paraburgimit nga data 12.12.2021 e tutje. I pandehuri M.M, ka qenë nën masën e arrestit shtëpiak deri me datë 20.11.2022 ndërsa, nga kjo datë masa e arrestit shtëpiak me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, i është zëvendësuar me masën e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar”, ka bërë të zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Gjykata Themelore në Pejë më 12 dhjetor 2021, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Në këtë vendim, thuhej se gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, atë të vrasjes së rëndë dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sipas arsyetimit të gjykatës, ekziston rreziku që të dyshuarit të arratisen, të ndikojnë te dëshmitarët apo te të dëmtuarit, të fshehin provat ose të bashkërendojnë mbrojtjen për të pamundësuar zbardhjen e rastit.

Tre të dyshuarit për ngjarjen e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona, ishin arrestuar më 11 dhjetor. Kurse, më 10 shkurt 2022, ishte arrestuar edhe i dyshuari i katërt në këtë rast.

Në sulmin ndaj autobusit me nxënës, më 26 nëntor 2021 mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës.

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara

Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave

KFOR-i kryen stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Kosova News 26/11/2022 26/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
23:24 -18/05/2025
Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?