KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një vit nga sulmi në Ibër Lepenc – Kurti: Republika triumfoi ndaj grupeve ekstremiste serbo-ruse
Politikë

Një vit nga sulmi në Ibër Lepenc – Kurti: Republika triumfoi ndaj grupeve ekstremiste serbo-ruse

Kosova News
Kosova News 20:45 -29/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka rikujtuar sot sulmin e ndodhur një vit më parë ndaj akuaduktit të Ibër Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke e cilësuar atë si një akt terrorist të drejtuar ndaj infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës.

Sipas Kurtit, sulmi i realizuar rreth orës 19:00 përmes eksplozivit ishte i dyti i rëndë brenda dy viteve ndaj shtetit të Kosovës, pas sulmit paramilitar në Banjskë, dhe kishte për qëllim krijimin e pasojave katastrofike në furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Shpërthimi kishte dëmtuar rëndë fundoren dhe një ballinë të akuaduktit, duke rrezikuar furnizimin me ujë për konsumatorët e sistemit, përfshirë Termocentralin “Kosova B”. Kurti thotë se objektivi i sulmuesve ishte ulja për 60% e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, ndërprerja e furnizimit me ujë në Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Vushtrri, Fushë Kosovë dhe gjysmën e Prishtinës, si dhe ndërprerja e shërbimeve të ngrohtores qendrore në kryeqytet.

Ai vlerëson se reagimi i institucioneve ishte i menjëhershëm dhe vendimtar, duke siguruar ruajtjen e rrjedhës së ujit për ftohjen e termoelektranave dhe furnizimin me ujë të pijshëm, pavarësisht dëmeve dhe procesit të riparimit.

- Reklamë -

Ndërkohë, rindërtimi i akuaduktit u përfundua brenda vetëm një muaji, ndërsa sistemi u rikthye në kapacitet të plotë operativ. Kurti thotë se ky reagim dëshmoi profesionalizmin e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore, duke theksuar se “Shteti dhe Republika triumfuan përballë grupeve ekstremiste dhe terroriste”.

Kryeministri në detyrë ka rikujtuar edhe gjetjet e bastisjeve në veri pas sulmit, ku u konfiskuan armë, pajisje, uniforma dhe emblema ruse e serbe, të cilat ai i cilëson si dëshmi për përfshirjen e grupeve ekstremiste serbo-ruse me mbështetje nga Beogradi dhe frymëzim nga Rusia.

“Sot, ato janë prova të qarta për synimin e tyre për destabilizimin e vendit tonë dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon”, përmbyll Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 29/11/2025 29/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?