KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një vit nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod
Siguri

Një vit nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod

Kosova News
Kosova News 08:25 -25/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një aksident trafiku që ndodhi një vit më parë në autostradën te Slavonski Brod në Kroaci, humbën jetën 10 persona dhe 45 të tjerë u lënduan në autobusin me targa të Kosovës.

Në autobus kishte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë dhe se fatkeqësisht 9 pasagjerë dhe një shofer humbën jetën.

Autobusi ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Prishtinës dhe i përkiste një kompanie nga Kosova. Ai ishte aksidentuar në autostradën A3 Zagreb – Lipovac.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave ka vizituar disa nga të mbijetuarit në spitalet e Kroacisë, ndërsa ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod.

Presidentja Vjosa Osmani, kishte shpallur ditë zie në Kosovë, për shkak të këtij aksidenti tragjik.

Sipas mediave kroate, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Ndryshe, ky ishte aksidenti më i madh tragjik në rrugët e Kroacisë në 15 vjetët e fundit.

Gjithashtu lexoni:

IPK rekomandoi suspendimin e polices për incidentin në Ferizaj

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

​Kamberi kërkon drejtësi: Dënim për sulmuesit e figurës së Komandant Lleshit

Rizvanolli: Furnizimi me ujë i komunave veriore nga KRU Mitrovica i ka kushtuar Kosovës 19.5 milionë €

Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikur si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica

Kosova News 25/07/2022 25/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Suhareka vendos një pajisje inovative në zemër të qytetit
22:06 -17/05/2025
Nexhmedin Spahiu te Marko Gjuriq, s’ka kohë për mediat e Kosovës
20:48 -17/05/2025
“Presidentja ime e preferuar!” – Osmani takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte
20:32 -17/05/2025
IPK rekomandoi suspendimin e polices për incidentin në Ferizaj
19:51 -17/05/2025
Arratisje spektakolare në New Orleans, të burgosurit duke ikur lënë mesazh: Ishte shumë i lehtë largimi
18:11 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?