Një grua 59-vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, mëngjesin e së enjtes.
Sipas njoftimit të policisë, viktima kishte dalë nga shtëpia e saj rreth orës 06:40, ndërsa dyshohej se kishte rënë në kanal. Pas raportimit, njësitë policore dhe zjarrfikësit ndërmorën kërkime, ku rreth orës 08:00, afërsisht tre kilometra nga vendi i dyshuar, u gjet trupi i pajetë. Viktima është identifikuar me inicialet R.M.
Në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësitë rajonale në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po vijon me procedurat ligjore lidhur me rastin.


