KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një shtetas i Shqipërisë i arrestuar për drogën në Pejë, në kërkim të paktën 6 të tjerë
Siguri

Një shtetas i Shqipërisë i arrestuar për drogën në Pejë, në kërkim të paktën 6 të tjerë

Kosova News
Kosova News 18:03 -27/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës të premten kanë bërë të ditur se një shtetas i Shqipërisë është arrestuar për drogën e gjetur në fshatrat Kliçin dhe Sferkë të Pejës, ndërsa në kërkim janë shpallur mbi gjashtë persona të tjerë. I arrestuari, sipas hetimeve, ka qenë në cilësinë e punëtorit.

Sot paradite u njoftua nga zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, se “është realizuar një nga operacionet më të mëdha antidrogë në historinë e pasluftës së Kosovës”. U sekuestruan mbi 1 ton drogë me vlerë rreth pesë milionë euro.

Në një konferencë për media nga vendi ku u gjet droga, togeri Astrit Jasiqi ka bërë të ditur se hetimi ka zgjatur mbi dy muaj, ndërsa sasia dhe vlera e drogës mund të ndryshojë pasi janë ende në fazat e para të hetimit.

“Këto dy lokacione ku kemi bërë veprime hetimore janë lokacione të përmasave të mëdha të kultivimit të kanabisit. Jemi në fazën e përpunimit të vendit të ngjarjes dhe në vlerësimet tona, sasia dhe vlera mund të dalin më të mëdha. Njëra nga plantacionet ka qenë e rritur në nivelin ku konsiderojmë se një bimë kanabisi mund të japë produkt të marihuanës gjysmë kilogrami. Ka qenë hetim i gjatë, mbi dy muaj, i koordinuar me njësitet respektive të Policisë. Një person është i arrestuar, shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë në cilësinë e punëtorit për këto dy parcela. Kemi edhe persona të tjerë të dyshuar, të cilët janë në fazën e kërkimit dhe identifikimit. Për këta nuk kemi detaje të tjera”, ka thënë Jasiqi.

Më pas Nikçi i pyetur nga gazetarët se sa persona janë të kërkuar, u shpreh: “Më tepër se gjashtë persona”.

Ai shtoi se shumë shpejt do të bëhet i mundur edhe arrestimi i tyre pasi janë shpallur në kërkim nga Policia. 

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 27/09/2024 27/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?