Policia e Kosovës njofton se një person në Zveçan ka raportuar se një i dyshuar më 1 maj është furnizuar me derivate në vlerë prej 35 eurove dhe ka ikur pa paguar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ende s’është arrestuar, ndërsa me rastin po merren njësitet kompetente.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar me veturën e tij është furnizuar me derivate në vlerë prej 35 euro dhe ka ikur pa paguar. Lidhur me rastin janë duke u marr njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “vjedhje e shërbimeve”.


