Një person është gjetur i vdekur të shtunën në banesën e tij në Mitrovicë.
Policia ka njoftuar të dielën se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku edhe është konfirmuar vdekja e viktimës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur rreth orës 14:15.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


