KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me EFTA-n, mbi 7.1 milionë euro eksporti ‘Made in Kosova’ drejt vendeve anëtare
Ekonomi

Një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me EFTA-n, mbi 7.1 milionë euro eksporti ‘Made in Kosova’ drejt vendeve anëtare

Kosova News
Kosova News 12:35 -25/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje


Më 22.01.2025, Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Atë ditë, në ceremoninë e nënshkrimit në Davos të Zvicrës nga anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u tha se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme.

Marrëveshja ofron mundësi të shumta, përfshirë për importimin dhe eksportimin e mallrave. Produktet me origjinë nga Kosova do të mund të eksprotohen në vendet e EFTA-s dhe kompanitë vendore nuk do të kenë nevojë që të paguajnë tarifë doganore për to.

Deri më tani, prodhuesit vendorë janë detyruar që të paguajë deri në 10% tarifë shtesë doganore.

Mbi 7.1 milionë euro eksporti ‘Made in Kosova’ në EFTA

Në muajin e parë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të dhënat e ASK-së për shkurt 2025, tregojnë se eksporti i Kosovës drejt vendeve anëtare të EFTA-s është 7 milionë e 170 mijë euro, me një pjesëmarrje  10.7% në eksportin e përgjithshëm.

Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2024, pati një rritje për 1 milion e 383 mijë euro apo 23.9%. Në shkurt të 2024, eksporti i Kosovës drejt EFTA-s ishte 5 milionë e 787 mijë euro.

Rritje e lehtë u vërejt edhe tek importi i mallrave nga vendet e EFTA-s. Importi i Kosovë nga EFTA shkurt 2025, kishte vlerën e 4 milionë e 16 mijë euro, me një pjesëmarrje 0.8% në importin e përgjithshëm.

Në krahasim me muajin e shkurt të vitit 2024, kur importi kishte vlerën e 2 milionë e 540 euro, paraqet një rritje për 1 milionë e 476 mijë euro apo 58.1% rritje.

Ndryshe, marrëveshja u arrit pas më shumë se dy vjetësh negociata dhe sipas kryesueses së EFTA-s, Cecilie Myrseth, Kosova është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që në këtë marrëveshje, me kërkesë të saj, ka përfshirë edhe shërbimet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë se me këtë marrëveshje hapet kapitulli i përforcimit i raporteve ekonomike, por edhe i avancimit të raporteve tregtare mes Kosovës dhe anëtarëve të EFTA-s.

“Marrëveshja që nënshkruajmë sot themelon një kornizë për marrëdhënie tregtare midis shteteve të EFTA-s dhe Kosovës si dhe do të krijojë mundësi të reja duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s. Këtu hapen mundësi të reja eksporti për bizneset tona dhe integrim më i thellë në kornizën ekonomike evropiane, duke na mundësuar që të garojmë në një shkallë të gjerë”- kishte thënë tha Kurti gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Kryeministri Kurti kishte thënë se është i bindur se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime për bizneset, industritë dhe qytetarët.

Kryesuesja e EFTA-s, Cecilie Myrseth, tha se kjo marrëveshje është arritje e madhe për integrimin e Kosovës në sistemin global.

“Jam e bindur se kjo do të shtyjë përpara rritjen ekonomike, duke krijuar mundësi për bizneset e reja dhe qytetarët në të dyja palët”- ka thënë  ajo.

Vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej rreth 4% dhe rënie të inflacionit. Por, shteti përballet me nivel të lartë të importit, krahasuar me atë të eksportit.

Myrseth nga EFTA tha se viteve të fundit, tregtia mes shteteve të EFTA-s është rritur shumë dhe ka arritur në mbi 176 milionë euro.

“Me lidhjen e Marrëveshjes për Tregti të Lirë mund të presim që tregtia të rritet edhe më shumë”- theksoi ajo.

EFTA tha se përveç shërbimeve financiare janë përfshirë edhe të drejtat e pronësisë intelektuale. Kosova tha se me marrëveshja të tilla synon të tërheqë investitorët e huaj që të investojnë në vend.

EFTA është krijuar më 1960 me synimin që të promovojë tregtinë e lirë.

Marrëveshje për Tregti të Lirë Kosova ka nënshkruar edhe me vendet e Evropës Qendrore (CEFTA). Kjo marrëveshje, ku bëjnë pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia, synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve

Të dhënat për eksport-importin e mallrave për muajin shkurt 2025, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e raportit për tregtinë e jashtme të Kosovës/ rrugapress.al

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armëve

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor

Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes

Kosova News 25/03/2025 25/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?